AKTUALITET

Shkaktoi aksident dhe ia mbathi, 31-vjeçari tenton të korruptojë policët e Elbasanit me 5 mijë lekë, arrestohet

15:50 - 06.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 31-vjeçar të shpallur në kërkim për veprat penale: “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.




Në momentin e ndalimit, i riu iu ka ofruar efektivëve një kartëmonedhë 5.000 lekë, që ta linin të lirë, por është vënë në pranga.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në fshatin Karbunar Lushnje, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi në momentin e ndalimit për kontroll nga sherbimet Operacionale pranë DVP Elbasan, i ka dhenë punonjësit të policis një kartmonedhë 5.000 lekë, e cila sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

 

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati Policisë Lushnje, për veprat penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Specialistët për Trafikun Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin E. C., 30 vjeç , banues në Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në rrugën “Kamber Sejdini” Elbasan, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.