BOTA

“T’ia ngul njëherë thikën unë, pastaj…”/ Mbretëresha Elizabeth i shkrin të pranishmit së qeshuri me deklaratën në ceremoninë për 70-vjetorin e sundimit

16:56 - 06.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbretëresha Elizabeth II, tashmë 95 vjeçe ka organizuar një pritje para ceremonisë zyrtare me rastin e plotësimit të 70- viteve si monarke e e Britanisë së Madhe.




Ajo është sundimtarja e parë që ka arritur të qëndrojë 70 vjet në fron, rast me të cilin u bashkua me anëtarët e komunitetit lokal në sallën e balloit të Sandringham House në Norfolk për të festuar momentin historik të saj këtë pasditeje.

Gjatë pritjes, ajo nuk i kurseu batutat me të pranishmit, duke “therur” tortën dhe duke thënë: “T’ia ngul njëherë thikën unë, pastaj…le të merren të tjerë me pjesën në vijim”.

Kjo deklaratë e mbretëreshës bëri që salla të shpërthente në të qeshura, dhe sigurisht, t’ia kalonin mirë.

Midis të ftuarve në ngjarjen e gjallë ishin anëtarët e degës Sandringham të Institutit të Grave – anëtare e të cilit Mbretëresha ka qenë që nga viti 1943 dhe Presidenti që nga viti 2003.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.