AKTUALITET

Vangjush Dako në fushatë, reagon kandidati i PD për Durrësin: Kërkon ta shndërrojë qytetin tonë në “non grata”

18:50 - 06.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas shfaqjes së Vangjush Dakos në takimet elektorale të kandidates së PS-së për Durrësin Emirjana Sako, ka reaguar rivali i PD-së në garë Luan Hoti.




Përmes një postimi në rrjetet sociale, PD Hoti thekson: “Fushata Dako-Sako për kryetar bashkie kërkon ta shndërrojë qytetin tonë në non grata si Dako. Ne do të luftojmë që Durrësi t’u kthehet qytetarëve dhe t’u shërbejë vetëm qytetarëve. Ata po luftojnë për veten e tyre!

Edhe pse është “non grata” nga SHBA, Vangjush Dako është përfshirë në fushatën e socialistëve, duke zhvilluar takime në njësinë administrative nr. 6. Në disa foto të siguruara nga “Panorama” Dako shfaqet në mesin e disa mbështetësve të PS.

Kujtojmë se Dako zgjodhi që të mos kandidonte për kryetar bashkie në zgjedhjet e 2019-ës, ku PS, thuajse nuk kishte asnjë parti tjetër politike përballë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.