LAJMI I FUNDIT

“Jemi insitucionalisht të tronditur/ Bledar Dervishaj: Ja shkeljet e Kuvendit

18:17 - 07.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këshilltari për Çështjet Ligjore të Presidencës, Bledar Dervishaj është ndalur në disa pika, ku sipas tij Kuvendi ka bërë shkelje dhe manipulime lidhur me procesin e shkarkimit të Kreut të Shtetit, Ilir Meta.




Në një konferencë për mediat, Dervishaj thotë se Kuvendi ka depozituar një shkresë në Gjykatën Kushtetuese, të rendit të ditës së seancës plenare të datës 7 maj. Sipas Dervishajt, manipulimi qëndron në faktin se në shkresën e depozituar në Gjykatën Kushtetuese mban datën 5 maj, ndërsa në rendin e ditës në faqen e Kuvendit është data 6 maj 2021.

Më tej, Këshilltari ligjor sqaron se kjo lëvizje e datës është bërë për të legjitimuar seancën e 7 majit, me qëllim që që të përmbushej kushti për caktimin jo më vonë se në 48 orët e fundit. Dervishaj thotë se brenda këtyre shkresave, është ndryshuar dhe përmbajtja e njërës prej pikave në rendin e ditës.

 “Në akstet shkresore, urdhri është i depozituar në GJK në datën 4/4 dhe mban datën 5. Urdhri tjetër i publikuar në faqen e Kuvendit, mban datën 5 maj 2021. Zakonisht urdhrat e kryetarëve të Kuvendit shoqërohen me dokumentacion dhe me rendin e ditës. Kur shqyrtojmë ligjet, ne shohim aktet e depozituara. Shihni përmbajtjen e rendit të ditës. Kuvendi me letrat e dërguara vetë rrëzon përmbajtjen e atij urdhri që ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese. Kjo mban datën 6 ndërsa shkresa e depozituar ishte në datën 6. Nëse shohim titullin e rendit të ditës të seancës plenare. Ky dokument i sjellë nga Kuvendi në GJK, thotë projektvendim për ngritjen e një grupi hetimor. Kjo letër, e depozituar nga Kuvendi, nuk përpyuthet po me këtë letër sepse ndryshon në përmbajtje.

 Në këtë urdhër që Kuvendi depozitoi në datën 4, dhe që u kujtua përmbajtja reflekton këto ndryshime. Është hequr fjala miratim, fjala raportit. Fjala raportin me miratim. Kemi të bëjmë me manipulim të provës. Ja pika 20 e urdhrit. Urdhrin e Kuvendit e gjejmë dhe në faqen zyrtare. Shkresa që ndodhet në faqen zyrtare të Kuvendit, nuk ka lidhje me dokumentin që është dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Ky është veprimi më i rëndë i Kuvendit, tenton deri aty sa deri të manipulojë një provë që nuk ia kërkoi njeri. Institucionalisht jemi të tronditur, që si Kuvendi apo administrata e tij, që për përmbushjen e qëllimit politik të saj. Ky fakt iu dëshmua Gjykatës Kushtetuese thuajse me të njëjtin ushtrim. Iu kërkua Gjykatës që ta marrë seriozisht në diskutim të kësaj prove. Autori është Kuvendi” – tha Dervishaj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.