LAJMI I FUNDIT

Bien rastet e reja me COVID, shënohen 7 humbje jete në 24 orët e fundit

18:35 - 07.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në 24 orët e fundit, numri i rasteve të reja me COVID në Shqipëri ka ardhur në ulje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 1766 testime të kryera në total kanë rezultuar pozitivë 251 persona.




Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 7 humbje jete për shkak të COVID. Konkretisht kanë ndërruar jetë një qytetar nga Himara 65 vjeç, një qytetare nga Korça 66 vjeçe, një qytetar nga Fieri 79 vjeç, një qytetar nga Shkodra 85 vjeç, dy qytetarë nga Kavaja të moshave 79- 87 vjeç, një qytetare nga Tirana 88 vjeçe.

Janë 12,606 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 126 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 1246 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 248,882 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashko: 113 në Tiranë, 16 në Vlorë, nga 15 qytetarë në Fier, Lushnje, 14 në Durrës, 12 në Berat, 6 në Mallakastër, nga 5 qytetarë në Devoll, Pogradec, Lezhë, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Gramsh, Poliçan, Sarandë, Delvinë, Kurbin, Mirditë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Vorë, Kavajë, Bulqizë, Roskovec, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, nga 1 qytetar në Kolonjë, Dropull, Gjirokastër, Dibër, Tropojë, Has, Kukës.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.

Statistika (07 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 251
Të shëruar në 24 orë 1246
Të shtruar në spitale 126
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1766

Testime totale 1,695,141
Raste pozitive 264,875
Raste të shëruara 248,882
Raste Aktive 12,606
Humbje jete 3,387

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4887
Fier 1596
Shkodër 1347
Vlorë 856
Elbasan 832
Gjirokastër 765
Berat 668
Lezhë 501
Korçë 459
Durrës 326
Kukës 265
Dibër 104

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.