Kronikë

Gazetari Hoxha: Dosja e Tahirit ku thërret qameti, u godit pasi i dha fitoren PS. Si u kap në befasi në gjyq

20:20 - 07.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dënimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me 3.4 vite burg, sipas gazetarit Artan Hoxha është vendimi më i rëndë i dhënë ndaj një pushtetari.




“Ky vendim, deri tani është dënimi më i rëndë të një pushtetari. Lefter Koka është ende në hetim ky është vendim i formës së prerë.  Duke njohur dosjen, sulmet ndaj Tahirit, unë e kam parë dosjen, ajo është ku thërret qameti. Dosja është e njëjta. E njëjta akuzë nuk ka asgjë të re. Ajo që kërkojmë ne, ne kërkonim një dënim që të ndëshkonte atë që ndodhi, ndërkohë kemi dënim që përjashton atë që ndodhi por kemi një dënim për një trofe të reformës në drejtësi, sepse është zyrtari i parë i dënuar nga organet e reja të drejtësisë”.

I ftuar në “Radarin Informativ” në Abc Hoxha tha se Tahiri u godit pasi ndihmoi Ramën të merrte mandatin e dytë, ndërsa ka përmendur betejën e tij kundër Ilir Metës dhe ministrave të tjerë të qeverisë.

Tahiri është ministri më jetëgjatë i brendshëm i post komunizmit. Ai ishte njeriu më i pushtetshëm pas Ramës. Bëri betejë me Metën me një pjesë të ministrave të tjerë të cilat i ankoheshin kryeministrit. Edhe kur dha dorëheqjen ai drejtoi fushatën në Tiranë dhe fitoi për herë të parë PS 18 deputetë. Ai  e ndihmoi Ramën të marrë mandatin e dytë dhe sapo mori mandatin e 2 ai u godit.

 Tahiri bëri të mundur që qeveria të qëndronte në këmbë, qeveria nuk ra dhe kryeministri është edhe sot. Tahiri në atë kohë u akuzua për historinë e përgjimeve. Duke pasur parasysh informacionet që ka kaluar Tahiri… Tahiri ishte ministri më i lidhur me partinë me bazën se të gjithë ministrat e tjerë. Pasi e çmontuan e dënuan,  i hoqën mbrojtjen”.

Arrestimi i  tij në sallën e gjyqit sipas Hoxhës ishte një befasi, pasi ish-ministri nuk e priste.

 “Tahiri ka besuar deri në momentin e fundit që nuk do dënohej, prandaj ka qenë në seancë i qetë, kla menduar çdo gjë përveçse ta arrestonin në gjykatë. Ky është rasti i parë. Që cirku të ishte i plotë Tahirin e arrestuan aty para të gjithë kamerave. Unë doja të dënohej për atë që ka ndodhur në 2016 jo për shpërdorim detyre”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.