BOTA

Goditet banda shqiptare e drogës në Angli/ Policia mirënjohëse ndaj qenit ‘Rambo’. Si i gjeti 3 të rinjtë dhe kanabisin prej 1.4 mln paundësh

23:37 - 07.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia britanike ka çmontuar një bandë shqiptare të trafikut të drogës, me një vlerë prej 1.4 milionë paund dhe e gjitha falë një qeni të llojit pastor gjerman, i quajtur ‘Rambo’. Të tre shqiptarët u gjetën të fshehur në një dollap derisa u gjetën nga qeni pastor. Të rinjtë shqiptarë u vendosën në pranga nga policia britanike për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike.




Të tre shqiptarët janë identifikuar si Renald Dema, 21 vjeç, Ali Hoxha, 29 vjeç dhe Juljan Jaku 24 vjeç. Ata ishin të përfshirë në veprimtarinë e prodhimit dhe tregtimit të drogës. Ata u dënuan me 7 vite burg në total.

Dema u dënua me 27 muaj, Hoxha me 33 muaj dhe Jaku me 2 vjet e gjysmë. Gjykatësi iu drejtua atyre se “ Është e qartë se ju jeni motivuar nga përfitimi financiar, duke qenë të vetëdijshëm. Por asnjë nga ju nuk ishin ‘kokat’ e prodhimit dhe trafikut të drogës.”

Por si ra pastori gjerman në gjurmët e shqiptarëve?

Ishte pronari i tij, Avtar Singh, i cili bashkë me Rambon kishte shkuar në palestrën që ai drejton për të takuar një grup të rinjsh me nevoja të veçanta. Aty qeni nuk po duronte dot erën e lëndës narkotike dhe filloi të gjurmojë në një vrimë në mur midis palestrës dhe fermës së drogës në Leicester.

Singh vuri re  bimët narkotike dhe njoftoi policinë, e cila gjeti tre shqiptarët të fshehur në dollap.

Babai i dy fëmijëve, Avtar ka thënë për The Sun se e shpërbleu Rambon për ‘operacionin’ e tij me një biftek.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.