LAJMI I FUNDIT

“Kam kundërshtuar prerë ndërhyrjet e të huajve”/ Meta: Disa diplomatë mbajtën anën e mazhorancës për kapjen e drejtësisë

21:19 - 07.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta shprehet se ka pasur disa herë “presione” nga diplomatët e huaj për të ndërhyrë në disa çështje, të cilat sipas Kreut të Shtetit, ka refuzuar t’i pranojë.




Në një konferencë për mediat, Meta thotë se ai ka marrëdhënie të mirë me selitë diplomatike, sidomos me ato kryesoret, BE, SHBA dhe Britaninë e Madhe.

Sipas Kreut të Shtetit, disa diplomatë, me qëndrimet e tyre publike kanë mbështetur hapur mazhorancën në kapjen e sistemit të drejtësisë.

“Në vijimësi, gjatë periudhës zgjedhore, Presidenti ka pasur komunikim të shkëlqyer me diplomatët e huaj. Komunikimi është vendosur në respektim të Kushtetutës. Ka mohuar çdo ndërhyrje të Kushtetutës, shkeljet e ligjit, apo marrjen në mbrojtje të personave nën hetim. Kam kundërshtuar prerë ndërhyrjet e diplomatëve për të degraduar procesin e Gjykatës Kushtetuse. Presidenti është përballur dhe më parë me ndërhyrjet ilegjitime të diplomatëve të huaj, veprimet manipuluese të ish-kreut të KED-së. Këta diplomatë më pas janë dorëhequr. Presidenti ka një marrëdhënie zyrtare dhe konstruktive, me BE, SHBA dhe Britaninë e Madhe. Janë informuar në kohë për përpjekjet e qeverisë dhe mazhorancës, për kapjen e drejtësisë.

Presidenti ka bërë gjithçka për të parandaluar konfliktet publike, mes Presidentit dhe Kuvendit. Nëse Presidenti nuk do ishte vënë përpara fakteve të kryera, do ishin parandaluar. Presidenti i ka tërhequr të gjithë vëmendjen diplomatëve për marrëveshjen e 5 qershorit. Nuk kam marrë asnjë shqetësim zyrtar nga diplomatët e huaja. Presidenti nuk ka ndërhyrë kurrë në asnjë kompoetencë të asnjë vendi partnerë. Ndërkohë ka pasur diplomatë që kanë vendosur në dyshim publik dekretet e presidentit duke mbajtur anën e mazhorancës në kapjen e sistemit të drejtësisë. Janë të njohura opinionet e Venecias” – tha Meta.

Kreu i Shtetit akuzon mazhorancën se nuk e ka përfshirë Presidentin në shumë çështje. Sipas Metës, ata e kanë vendosur Presidentin gjithmonë përpara faktit të kryer.

“Vetëpërmbajtja i Presidnetit, ka qenë karakteristikë e sjelljes së Presidentit. Presidenti ka ndërtuar një rol bashkëpunues me institucionet e tjera. Nuk ka tentuar asnjëherë të marrë një kompetencë të qeverisë. E kundërta ka ndodhur. Nuk ka tentuar të marrë asnjë kompetencë të Kuvendit. Gjithmonë ka qenë Presidenti që ka kërkuar bashkëpunimin e tyre për të shmangur konfliktet. Presidenti është vendosur gjithmonë përpara faktit të kryer. Vetëpërmbajtja është relative. Presidenti ka komunikuar çdo shqetësim, që nga kthimi i ligjeve, deri tek përcjellja e të gjitha denoncimeve. Riktheva ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor. Ndryshimet e njëanshme sollën polarizim ekstrem dhe dëmtim të procesit zgjedhor. Një pyetje tjetër interesante” – tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.