LAJMI I FUNDIT

Meta paralajmëron lëvizjet e radhës: Ky skandal shumë i rëndë duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore

14:17 - 07.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në rrjetet sociale pas përfundimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese, e cila pritet që brenda 30 ditëve të shpallë vendimin e arsyetuar të saj për shkarkimin ose jo të kreut të shtetit.




Meta ka treguar se hapat e radhës janë “padia për falsifikimin e provave nga Kuvendi, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese”.

Ndërsa paralajmëron se do të ketë edhe një komunikim me mediat, pasi “ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore!”.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

Sapo falënderova Bledin dhe Katrin, për përfaqësimin me dinjitet dhe profesionalizëm të Institucionit të Presidentit të Republikës. I kërkova të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese. Ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore! Takohemi shumë shpejt në një komunikim me mediat!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.