LAJMI I FUNDIT

Nga sfurqet te prerja e duarve/ Presidenti Meta shpjegon deklaratat gjatë fushatës: Ishin metafora e alegori, ja përse u nxorën nga konteksti

21:17 - 07.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta është shprehur sot se deklaratat e tij për sfurqet dhe prerjen e duarve gjatë fushatës kanë qenë metafora dhe alegori, të cilat sipas tij janë nxjerrë nga konteksti nga propaganda e partisë në pushtet.




Kjo pyetje (e Gjykatës Kushtetuese) mund të jetë e influencuar nga pasojat e propagandës së partisë në pushtet. Metaforat, alegoritë mund të ishin diskutim interesant për gjuhëtarët dhe jo anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Fushata elektorale u tensionua edhe me humbje jete, rasti i Elbasanit, ishte vetëm Presidenti që mbajti qëndrime për të dekurajuar këtë përshkallëzim dhe për të vënë në lëvizje institucionet të veprojë. Edhe në provokimin e Fierit, presidenti u kërkoi kandidatëve të LSI të mos binin pre e partisë në pushtet dhe ta tejkalonin atë moment me urtësi.

Keqkuptimi i qëllimshëm apo pa dashje, vjen nga zhvendosja e qëllimshme e termave nga konteksti. Ajo vjen nga ngatërrimi i kushtores me kushtrimin. Sfurqet është përdorur në rastin e Fierit gjatë një konflikti konkret, duke iu referuar një ngjarje kur Presidenti e ka përjetuar në 94-ën, kur gratë e Libofshës u detyruan të merrnin sfurqet. Presidenti i ka përmendur sfurqet si mjete pune. Përse duhej të shqetësohej mazhoranca për sfurqet nëse ajo nuk do prekte asnjë votë në zgjedhje”, tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.