BOTA

Protagonist absolut/ Manaj mahnit mediat italiane: Rritje e madhe, nuk dorëzohet kurrë…

23:40 - 07.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rei Manaj po kalon një formë mjaft të mirë te skuadra e Specias. Sulmuesi i Kombëtares, ishte protagonist absolut në barazimin 2-2 ndaj Salernitanës.




Futbollisti lushnjar gjeti rrugën e rrjetës dhe fitoi penallti në duelin e vlefshëm për Serinë A, duke mahnitur edhe mediat italiane.

“Tuttomercatoweb”, e vlerësoi me notën 7 sulmuesin shqiptar, i cili rezulton lojtari me notën më të lartë në radhët e Specias. “Manaj, gol dhe rritje e madhe”, shkruhet në titullin e “Tuttomercatoweb”.

Manaj 7 – Tashmë ai është titullar në sulmin e Specias dhe sonte shënoi penalltinë e parë për këtë sezon dhe më pas fitoi penalltinë e dytë. Në pjesën e dytë Manaj nuk dorëzohet kurrë dhe përpiqet në çdo mënyrë për të shënuar dopietë”, shkruhet në brendësi të artikullit.

 

 

Për sa i përket Manajt, sulmuesi qëndroi në fushë 76 minuta, teksa i la vendin Nzolës. Në përfundim të duelit, sulmuesi lushnjar u vlerësua me notën 7.1 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Për sa i përket statistikave, ajo që bie në sy është saktësia e pasimeve. Plot 73% të pasimeve të Manajt ishin të sakta mbrëmjen e sotme.

VLERËSIMI DHE STATISTIKAT E REI MANAJT, SIPAS “SOFA SCORE”, EKSKLUZIVISHT PËR “PANORAMA SPORT”:

Manaj statistikat


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.