LAJMI I FUNDIT

Reforma në Drejtësi dhe negociatat për BE, kreu i ILD takon zyrtarë të lartë të Rumanisë

19:01 - 07.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani zhvilloi sot një vizitë pune në Bukuresht, me ftesë të Lucian Netejoru, shefi i Inspektoratit Gjyqësor të Rumanisë, në kuadër të bashkëpunimit të nisur Nëntorin e kaluar me Rrjetin Europian të Shërbimeve të Drejtësisë.




Gjatë vizitës së tij në Bukuresht, Metani takoi ministrin e drejtësisë së Rumanisë Cătălin Predoiu, me të cilin bashkëbisedoi mbi ecurinë e reformës në drejtësi në Shqipëri, një sfidë e ngjashme për të dy vendet, pasi reforma në drejtësi ka qenë kusht i rëndësishëm për anëtarësimin e Rumanisë në Bashkimin Evropian 15 vite më parë.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë vlerësoi rolin e Rumanisë në mbështetje të hapjes së negociatave për Shqipërinë, kur mbante presidencën e radhës së Bashkimit Europian dhe u shpreh se ndihmesa e Rumanisë me eksperiencën e saj me reformën në drejtësi në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, do ishte e vyer për Shqipërinë.
Për çështje të reformës në drejtësi dhe eksperiencën rumune z. Metani ka biseduar në një takim edhe me kryetaren e komisionit për çështjet ligjore të Senatit rumun, Laura-Iuliana Scânte.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.