AKTUALITET

Ish-ministri u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg, Maks Haxhia: Samir Tahiri kokë turku e integrimit në BE

19:16 - 07.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Saimir Tahiri u dënua për t’i treguar Evropës se Shqipëria ka bërë një reformë të denjë në drejtësi dhe i ka plotësuar kushtet për t’u integruar në Bashkimin Evropian.




Këtë pretendoi Maks Haxhia, avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahir në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania.

Sipas avokatit, arrestimi i Tahirit i hap rrugën arrestimit të shumë zyrtarëve e ish-zyrtarëve të tjerë.

“Reforma që trumbetohet sot kërkon koka turku. E para t’i thotë Evropës që futëm ministrin e Brendshëm në burg, do fusim dhe ca të tjerë, që plotësuam kushtin për në BE. Dhe e dyta nëse e bëjnë këtë për Tahirin që është i pafajshëm, të tjerë që kanë hedhur edhe një firmë do shkojnë në burg. Se u vendos kufiri në minimum; kur dënohet ministri i brendshëm të tjerët nuk do ta diskutojnë dënimin me burg”, tha avokati.

Haxhia e cilësoi gafë vendimin e Apelit, që e përkeqësoi pozitën e Tahirit krahasuar me vendimin e shkallës së parë, në një kohë që pala mbrojtëse, tha ai, kishte apeluar vetëm akuzën për shpërdorim detyre.

Ai tha se do drejtohen Gjykatës së Strasburgut për të pezulluar ekzekutimin e dënimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.