AKTUALITET

U vetëdogj nga depresioni?/ Grupi hetimor dyshon se Armand Mici u vra

16:01 - 07.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak ditë pas ngjarjes së rëndë, ku 32-vjeçari Armand Mici u gjet i shkrumbuar brenda makinës së djegur në Krrabë, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se i riu mund të jetë vrarë dhe jo t’i ketë dhënë fund jetës në kushtet e depresionit.




Sipas hetimeve dyshohet se 32-vjeçarit mund t’i jetë kërkuar nga persona të tjerë që të çojë 13 litra benzinë në Krrabë, çka vërtetohet dhe nga kamerat e sigurisë në karburantin ku ai është paraqitur për të marrë lëndën djegëse.

I marre në pyetje nga grupi hetimore punonjësi i karburantit që i ka shitur sasinë prej 13 litrash benzinë ka pohuar në deklarimet se 32 vjeçari nuk kishte bërë asnjë veprim dyshues gjatë komunikimit të shkurtër që ka pasur. Mes të tjerash punonjësi i karburantit thotë se e ka pyetur viktimën pse i duhej një sasi kaq e madhe me benzinë në bidon, ndërsa 32 vjeçari i është përgjigjur se e kishte lënë makina në Krrabë, pra në vendin ku u gjet pa jetë.

Ndërkohë në kamerat e karburantit, viktima shfaqet me makinën në pronësi të tij dhe për të cilën i tha punonjësit të karburantit se e kishte lënë në mes të rrugës në Krrabë në aksin e vjetër Elbasan-Tiranë.

Kujtojmë se fillimisht u raportua nga policia se djegia e 32-vjeçarit ishte një vetëvrasje në kushtet e depresionit, nisur dhe nga fakti se personi kishte shkuar vetë të blente lëndën djegëse.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.