LAJMI I FUNDIT

Vrasja e 19-vjeçarit grek/ Flet 23-vjeçari shqiptar: Donim ta friksonim, nuk kam gisht në krim

19:08 - 07.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqiptari 23-vjeçar,  i cili u vendos në pranga nga policia greke mëngjesin e sotëm në zonën Charilaou të Selanikut ka rrëfyer edhe autorët e tjerë të vrasjes së 19-vjeçarit grek para disa ditëve. Në një rrëfim prej dy orësh para hetuesve ai mohoi të kishte kryer vrasjen edhe pse e ka pranuar që ndodhej në vendngjarje kur ndodhi krimi.




Me gjithë insistimin e hetuesve, 23 vjeçari shqiptar ka mohuar të kishte gisht në vrasjen e të riut grek dhe plagosjen e dy shokëve të tij. “Donim vetëm t’i frikësonim” është shprehur 23 vjeçari shqiptar para hetuesve grekë dhe se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur në ato çaste. Vetëm më vonë ai kishte lexuar lajmin për vrasjen e 19 vjeçarit. Sipas mediave greke, i riu shqiptar ka treguar emrat e dhjetë autorëve të tjerë që morën pjesë në atentatin e vrasjes së 19 vjeçarit.

Të riut shqiptar i është caktuar masa e sigurisë arrest me burg. “Dëshiroj të them se klientit tim ashtu siç pritej i është caktuar masa e ndalimit të përkohshëm me kërkesën e prokurorit dhe hetuesit. Ai mohon akuzën kryesore për vrasje apo tentativë vrasjeje. Është ndodhur në vendngjarje, por nuk ka pasur asnjë përfshirje në ekzekutimin e 19 vjeçarit” është shprehur avokati i 23 vjeçarit shqiptar, Theodoros Simopoulos.

Avokati shtoi se i riu shqiptar ka kërkuar falje dhe ka rrëfyer gjithçka. Sipas avokatit me këtë veprim 23 vjeçari shqiptar “të ndihmojë policinë dhe autoritetet gjyqësore në hetimin e plotë të çështjes dhe në ngarkimin e përgjegjësisë që i takon secilit prej të përfshirëve në krim”.

Sipas avokatit të tij, 23-vjeçari pretendon se ka zbritur nga makina, por nuk është afruar në vendin e vrasjes. Megjithatë, ai tregoi emrat e 10 të tjerëve të përfshirë në ngjarje.

Të 8 të arrestuarve të tjerë iu është dhënë afat që të rrëfejnë gjithçka deri në premten mbi përfshirjen e tyre në vrasjen e 19-vjeçarit Alkis, në Selanik.

Pasi janë njohur me masat e sigurisë për t’u dërguar në paraburgim, të 9 arrestuarit bashkë me shqiptarin janë pritur me sharje dhe fyerje nga njerëz të shumtë, duke i cilësuar ata si vrasës.

Ata akuzohen për vrasje në bashkëpunim dhe tentativë vrasjeje. Të arrestuarit e tjerë janë grekë. Ata pretendojnë se autori i vrasjes është një 21-vjeçar grek që mbante thikën me të cilën u godit 19 vjeçari grek Alkis. Hetuesit po shqyrtojnë edhe ADN-të e tyre dhe shenjat e gishtërinjve për të zbuluar se kush e përdori armën që i mori jetën 19 vjeçarit grek.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.