Kronikë

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Milot-Rrëshen, kamioni përplas këmbësoren, ndërron jetë në spital

21:08 - 08.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ndodhur në afërsi të një karburanti, ku mjeti tip kamion me drejtues shtetasin S.L., 39 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Delina Cera, rreth 50 vjeçe, banuese në Milot, Kurbin.




Si pasojë e aksidentit, qytetarja ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rendë, por ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.