Kronikë

Bllokimi i Rinasit/ Gjykata rrëzon akuzat për kontrollorët: Nuk ishin në turn

16:19 - 08.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për akuzat e ngritura ndaj tre kontrollorëve, Flora Ndreca, Armand Fezga dhe Muhin Mezini.




Sipas Shqiptarja.com, Prokuroria e Tiranës arrestoi dhe i vuri në akuzë tre kontrollorët për “pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit” sipas neni 293 të kodit penal. Pas 7 muajve hetime, kërkesa e prokurorisë për t’i marrë të pandehur u rrëzua në gjykatë, pasi sipas gjyqtares Migena Laska asnjë nga të pandehurit “Më 7 prill 2021, datë në të cilën rezulton se në Aeroportin “Nënë Tereza” janë shtyrë, pezulluar, anuluar, disa fluturime ndërkombëtare të planifikuara përgjatë asaj dite, nuk kanë qenë në detyrën e tyre të mëparshme, të kontrollori. Nuk kanë qenë në asnjë prej turneve të datës 7 Prill 2021”.

Gjykata kërkon që hetimet të vazhdojnë për të identifikuar persona përgjegjës, pasi tre të pandehurit, sipas saj nuk e kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen. Një tjetër detyrë që gjykata i lë prokurorisë është të identifikojë personat të cilët me veprime e mosveprime konkrete kanë sjellë pengimin e fluturimeve.

Më 7 prill 2021 rreth 60 kontrollorë bojkotuan punën në Albcontrol duke futur në situatë të vështirë transportin ajror në vend dhe duke cenuar sigurinë kombëtare. Punonjësit kërkuan nga Ministria: rikthimin e kolegëve në punë; shfuqizim i vendimeve të bordit; rikthimin e pagës së plotë sipas kontratës kolektive; transparencë financiare për vitin 2020; dhe që një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi. Policia arrestoi në atë kohë kreun e sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini, pas kallëzimit në Prokurori nga shoqëria “AlbControl”, si nxitës të bllokimit të punës në Rinas.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.