BOTA

Gjendet trupi i një gruaje në Itali, e vdekur prej 2 vitesh në shtëpinë e saj

08:47 - 08.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Asnjë i afërm nuk e kërkonte, as zvicerania të cilës ajo ia kishte shitur shtëpinë dhe i ruante disa pajisje elektroshtëpiake. Vetëm pemët e pasigurta në kopsht, pas erës së fortë të ditëve të fundit, lejuan zbulimin e tij, i cili u bë falë zjarrfikësve të kontaktuar nga fqinjët, për të cilët shtëpia ishte e pabanuar prej disa kohësh. Kështu, kufoma e Marinella Beretta, 70 vjeçe, u gjet e ulur në një karrige në kuzhinë, në shtëpinë e saj. Nuk kishte asnjë lajm prej saj që nga shtatori i 2019. Kjo dramë e shumëfishtë e vetmisë vjen nga Como.




Gruaja, e cila jetonte e vetme dhe nuk kishte të afërm, dyshohet se ka vdekur nga shkaqe natyrale, pa pasur as mundësinë për të kërkuar ndihmë. Fqinjët besonin se ajo ishte zhvendosur për shkak të pandemisë. Nga ana tjetër, ajo nuk ishte larguar asnjëherë nga ajo shtëpi që ishte bërë pronë e një zvicerani, i cili i paguante rregullisht paratë asaj, por që prej muajsh nuk shqetësohej se nuk mund të kontaktonte me të.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.