Kronikë

Koronavirusi/ Shtyhet seanca gjyqësore për dosjen “184” në Dibër

17:19 - 08.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Seanca gjyqësore për dosjen “184” lidhur me manipulimin e zgjedhjeve vendore në Dibër është shtyrë sërish.




Sipas Neës24, shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e njërit prej të pandehurve, me justifikimin se është infektuar me koronavirus.

Edhe pse palët ishin prezente, aty kanë munguar dëshmitarët të cilët kanë dhënë arsye të ndryshme për mungesën në këtë seancë. Kujtojmë se seanca ndaj Medës e Gjecit ka rinisur pas afro tre muajsh pas përjashtimit të gjyqtarit të çështjes me kërkesë të palës së akuzuar.

Dosja 184 u bë fillimisht publike në janar 2019, mbi përfshirjen e krimit të organizuara në vjedhjen e votave dhe kërcënimin e votuesve në zgjedhje. Por hetimet për të u zvarritën për një kohë të gjatë në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa kur ato u përfunduan akuzat për disa nga të dyshuarit ishin parashkruar.

Vetëm katër persona u morën të pandehur dhe u dërguan në gjykim nga prokurori i Dibrës Urim Buci. Veç Agës dhe Hotit, në një gjyq paralel po shqyrtohet çështja ndaj ish-drejtorit të Arsimit Drini Gjeci dhe ish-administratorit Nuri Meda.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.