LAJMI I FUNDIT

Kryemadhi takon një nga të proceduarit që protestoi kundër inceneratorit të Fierit në 2017: Korrupsioni shtetëror donte t’i helmonte tokat dhe jetët e familjeve të tyre

19:04 - 08.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa dorëzuar paditë për inceneratorin e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit dhe teksa vijon të denoncojë përditë në media mbi inceneratorët dhe pas takimit me strukturat e degës së Lushnjës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka takuar pikërisht një nga 17 banorët e proceduar në 2017 në fshatin Mbrostar kundër ndërtimit të inceneratorit.




Vladimir Bita është një nga ta, dhe megjithëse SPAK ka nisur hetimet për të tre inceneratorët, Bita vijon të jetë akoma nën hetim nga prokuroria e Vlorës, pse ka protestuar kundër inceneratorit.

“Ky është Vladimir Bita, 1 nga 17 të proceduarit e LSI vetëm në një fshat që protestuan kundër inceneratorit të Fierit. Prokuroria e Vlorës vijon presionin mbi këta qytetarë qe siç rezultoi, ishin në të drejtën e tyre, duke kundërshtuar korrupsionin shtetëror që donte t’i helmonte tokat dhe jetët e familjeve të tyre”, shkruan Kryemadhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.