Kronikë

‘Legen’, qytetari kërkon llogari për dosjen “184”/ Manja i kthehet ashpër: Thuaj Saliut dhe Lulit të shkojnë atje se…

19:18 - 08.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në vijimësi kemi parë kryeministrin Edi Rama të replikojë më ndjekësit e tij në Facebook, ndërsa sot ka qenë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili ka debatuar në distancë me një qytetar teksa ky i fundit  i ka kërkuar të përballet me drejtësinë lidhur me dosjen e Dibrës ‘184’ për blerje votash.




Qytetari e quan ‘legen’ Manjën dhe i kërkon të përballet me drejtësinë, por Ministri e ka një ‘alibi’. Ai replikon në koment dhe shkruan se është i gatshëm që prej vitit 2016 të përballet me drejtësinë dhe sa herë të thërritet prej saj, por askush s’e ka kërkuar.

Gjithashtu, Manja i shkruan qytetarit se Berisha dhe Basha do të ishte mirë të shkonin para drejtësisë se kanë shumëçka për sqaruar duke qenë se kanë shumë zullume mbi shpinë.

 Debati në Facebook

Qytetari: Shko a je burr para drejtesis Legen

Ulsi Manja:…eh mor Veli sa pa informaciom je. Po une kam qe ne 2016 qe them jam ne dispozicion sa here te me therase drejtesia , tani une pa me kerkuar skam si shkoj. Por meqe e paske merak po ti thuaj nje fjale Saliut & Lulit & Co te shkojne se kane shume gjera per te sqaruar atje per shume e shume zullume qe kane mbi shpine !! Dhe po ste pyeten ato se ty te duan vetem per vota, nga une ke vetem te fala Veli dhe sa me shume shendet.

Debati midis Manjës dhe qytetari ka lindur pasi ministri kishte publikuar në rrjetin e social në Facebook, një pjesë të fjalës së tij në një nga seancat e Kuvendit ku i përgjigje deputetes së Partisë Demokratike Ina Zhupa mbi akuzat e kësaj të fundit lidhur me dosjen e përgjimeve të Dibrës, sipas të cilave u manipuluan zgjedhjet e pjesshme vendore të 2016-s.

“Meqenëse përmendi këtë punën e përgjimeve, e kam thënë disa herë në këtë sallë po t’i je deputete rishtare dhe nuk besoj se ke pasur rastin ta dëgjosh deklartën time. Ndryshe nga kryetari juaj, ky që keni tani i radhës që heziton të shkojë përpara autoriteve të drejtësisë dhe të japë shpjegime për shumë gjëra. Unë kam qenë dhe jam i gatshëm të paraqitem para çdo autoriteti të drejtësisë sime në vend por edhe jashtë Shqipërisë sepse raporti im me të vërtetën dhe me ligjin lidhet me formimin tim zonjë. Ti mund t’i përmendësh sa herë duash këtu, ti dhe shumë të tjerë këtu që fshihen pas gishtit por Ulsi Manja si deputet, si prokuror dhe si ministër Drejtësie as ka firmosur dhe as nuk ka për të firmosur kurrë nxjerrje banditësh nga burgjet e sigurisë së lartë në funksion të proceseve elektorale si në 2009 për të bërë rrush e kumbulla votën e lirë dhe demokracinë në këtë vend dhe as ka për të dhënë licenca noterësh prapa të cilëve fshihen interesa okulte dhe që janë sot turpi i shërbimit të noterisë në Shqipëri. Kështu që kur të më drejtosh gishtin herë tjetër interesohu pak se kush është Ulsi Manja”, u shpreh Manja në atë seancë plenare të dhjetorit të 2021-it.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.