AKTUALITET

Makina plot me drogë/ Policia e Durrësit arreston 3 persona, aksioni

09:18 - 08.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Qerreti” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Gjatë aksionit, policia ka arrestuar tre persona, të cilët janë kapur duke transportuar lëndë narkotike me një automjet.




Siç njoftojnë blutë e Durrësit të tre të arrestuarit janë me precedentë kriminalë, dy prej tyre të dënuar në Itali, për vepra penale në fushën e narkotikëve. Ndërkohë, policia ka sekuestruar 7 kg kanabis.

Njoftimi i policisë:

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Seksionin kundër Narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se disa shtetas, në Qerret, Durrës, dispononin lëndë narkotike dhe do ta transportonin atë në drejtim të Durrësit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Qerreti”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. B., 35 vjeç, banues në Qerret, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;
  2. B., 55 vjeç, banues në Qerret, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;
  3. L., 57 vjeç, banues në Jubë, i dënuar më parë për vjedhje.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë në fshatin Qerret, Durrës, duke transportuar me automjet, rreth 7 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, me qëllim shitjen në qytetin e Durrësit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe tre aparate celulare.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjuqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.