AKTUALITET

“Mbi 100 efektivë të përfshirë”/ Autoritetet belge arrestojnë 13 persona të përfshirë në akte terroriste

18:32 - 08.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia në Belgjikë ka arrestuar 13 persona të martën pas bastisjeve në dhe përreth qytetit Antverp, si pjesë e një hetimi mbi aktivitetet e dyshuara terroriste.




Sipas Zyrës së Prokurorit Federal, të dyshuarit ishin pjesë e grupit të njëjtë, të cilin e përshkroi si të afërt me qarqet “salafiste”.

Afro 100 policë u përfshin në këtë operacion.

Zyra e Prokurorit nuk dha detaje mbi planet e këtij grupi, por tha se operacioni policor nuk kishte për qëllim që të ndalonte ndonjë kërcënim për sulm të menjëhershëm.

Belgjika në dekadën e fundit ka përjetuar disa sulme terroriste. Më 2016, në këtë shtet u vranë 32 persona dhe u plagosën qindra të tjerë pas sulmeve vetëvrasëse me bombë në metronë dhe aeroportin e Brukselit./ Marrë nga REL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.