Kronikë

Përdhunoi dhe kërcënoi të miturën që të vazhdonte lidhjen, Apeli lë në fuqi dënimin me 6 vite burg të agresorit

16:10 - 08.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë sot në fuqi dënimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Kurbin që e ka dënuar me 9 vite burg shtetasin E. Gj, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur, kërcënime për të vazhduar lidhjen me të, si dhe kanosje për të mos frekuentuar shkollën.




Denoncimi ndaj E.Gj është bërë në vitin 2019 nga vetë e mitura, me inicialet A.M.

“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr. 88 datë 08.02.2022 vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 1330-188 datë 04.12.2020, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.

“Më datë 11.06.2019, në Komisariatin e Policisë Kurbin, është paraqitur viktima e veprës penale e mitura me iniciale A.M, së bashku me prindërit e saj dhe ka bërë kallëzimin penal ndaj shtetasit me iniciale E.Gj, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë, kërcënime për të vazhduar lidhjen me të, si dhe kanosje për të mos frekuentuar shkollën, veprime këto, të kryera nga ana e tij në mënyrë të përsëritur, duke i shkaktuar viktimës së veprës penale gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi e frike për sigurinë vetjake”.

NJOFTIM PER MEDIAN

Më datë 11.06.2019, në Komisariatin e Policisë Kurbin, është paraqitur viktima e veprës penale e mitura me iniciale A.M, së bashku me prindërit e saj dhe ka bërë kallëzimin penal ndaj shtetasit me iniciale E.Gj, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë, kërcënime për të vazhduar lidhjen me të, si dhe kanosje për të mos frekuentuar shkollën, veprime këto, të kryera nga ana e tij në mënyrë të përsëritur, duke i shkaktuar viktimës së veprës penale gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi e frike për sigurinë vetjake.

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale me të pandehur E.GJ, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 -18 vjeç” dhe të “Përndjekjes”, të parashikuara nga nenet 101/1 dhe 121/a/2 të K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin nr. 1330-188 datë 04.12.2020 ka vendosur:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Gj për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit E. Gj, për kryerjen e veprës penale “Përndjekja” parashikuar nga Neni 121/a prg.2 i Kodit dhe dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

-Bazuar në Nenin 55 të Kodit Penal “Caktimin e dënimit për disa vepra penale” dënimin me 9 (nëntë) vite burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, uljen e 1/3 së dënimit dhe përfundimisht i pandehuri E.Gj dënohet me 6 (gjashtë) vite burgim.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale E.GJ, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe deklarimin e pafajshëm për veprat penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 -18 vjeç” dhe të “Përndjekjes”, të parashikuara nga nenet 101/1 dhe 121/a/2 të K.Penal.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr. 88 datë 08.02.2022 vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 1330-188 datë 04.12.2020, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.