BOTA

Prag lufte/ Këta janë tre skenarët e pushtimit rus të Ukrainës

16:25 - 08.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me gjithë intensitetin e lëvizje diplomatike për të çtensionuar situatën e brishtë dhe prag lufte mes Rusisë dhe Ukrainës, zhvillimet ushtarake nga të dyja palët zhvillohen paralelisht.




Nga Kievi, i dërguari i Top Channel, Muhamed Veliu raportoi në edicionin e lajmeve të orës 15:00 se sipas Qendrës për Strategjitë e Mbrojtjes të Ukrainës, tre janë skenarët se si Rusia mund ta pushtojë Ukrainën.

Skenari i parë: Rusia pushton lindjen e Ukrainës deri tek lumi Dnipro dhe potencialisht pushton Kievin dhe Odesën përfshi edhe perëndimin e Ukrainës.

Skenari i dytë: Rusia ndërmerr një sulm përmes anijeve luftarake dhe bazave tokësore.

Skenari i tretë: Rusia realizon një pushtim të limituar të të gjithë zonës së Donbas, pra atë pjesë që kontrollohet pjesërisht nga ukrainasit siç janë Dontesk dhe Luhansk, duke i sjellë dëmtime të shumta ushtrisë së Ukrainës në lindje të vendit.

PyetjeUkraina duket e vendosur për të përballuar çdo situatë apo jo, paçka se madhësia e ushtrisë së saj është shumë herë më e vogël se ajo e Rusisë?

Gazetari i Top Channel, Muhamet Veliu bëri me dije se Garda Kombëtare, bashkë me forcat e emergjencës civile dhe njësi të tjera, janë duke zhvilluar një stërvitje masive në qytetin Prypyat që njihet si qyteti hije në zonën e ish-Cernobilit, 150 kilometra në veri të Kievit. Sipas tij, ushtria ukrainase ka nxjerrë nga depot teknologjinë e vjetër të komunikimit, pasi Rusia ka aftësi të një sulmi të gjerë kibernetik të sistemeve të saj komunikuese.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.