AKTUALITET

Reforma në drejtësi/ BE-ja dhe SHBA-ja mbështesin zgjatjen e vetingut, thirrje politikës ta votojë: Shikojeni si çështje të interesit kombëtar

18:22 - 08.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian mbështesin zgjatjen e afatit të vetingut për sistemin e drejtësisë në vendin tonë, sipas konfirmimit më të fundit nga institucionet përfaqësuese përkatëse të këtyre organizmave ndërkombëtare.




Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, Delegacioni i BE-së dhe e Ambasadës së SHBA-ve në në Shqipëri, u kanë bërë apel deputetëve ta shohin këtë si një çështje të interesit kombëtar dhe të votojnë në përputhje me të, pasi “Vota për zgjatjen e vetingut është votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE”.

Deklarata e plotë për shtyp:

U.S. EMBASSY Tirana, Albania

Deklaratë e përbashkët për shtyp e Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe e Ambasadës së SHBA në Tiranë

8 shkurt 2022

Gjatë viteve të fundit, Shqiperia ka bërë përparime domethënëse në reformat e anëtarësimit në BE. Ndër hapat më të vështirë, por thelbësore, ka genë miratimi dhe zbatimi i reformës në drejtësi. Jemi në një moment të rëndësishëm pasi reforma në drejtësi po jep rezultate.

Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është një element themelor i reformës në drejtesi. Për t’u mundësuar institucioneve të vetingut të kryejnë misionin e tyre, është i në periudhë të kufizuar. Komisioni i Venecias konfirmoi se zgjatja e propozuar është në përputhje me standardet evropiane dhe është e nevojshme për të garantuar barazinë para ligjit dhe sigurinë juridike.

Zgjatja e propozuar e vetingut mbështetet fuqishëm nga miqtë e Shqipërisë që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo nuk është çështje partiake. Shpresojmë që të gjithë deputetet – pavarësisht nga përkatesia partiake – ta shohin këtë si një çështje të interesit kombëtar dhe të votojnë në përputhje me të, ashtu siç kanë mbështetur gjithmonë rrugën evropiane të Shqipërisë. Vota për zgjatjen e vetingut është votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.