EKONOMI

Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmëron shoqata e transportit urban: Do shtrenjtojmë biletat

16:55 - 08.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban për veriun Dashnor Memaj shprehet se nëse qeveria nuk merr masa për çmimin e naftës, ata janë të detyruar që të shtrenjtojnë tarifat e shërbimit. Në një prononcim për OraNews, Memaj tha se kërkon që të paktën qeveria t’i përjashtojë nga taksa e qarkullimit. Ai tha se nevojitet ndërhyrja e qeverisë sa më parë përmes mekanizmave rregullues për ta bërë çmimin e naftës të  përballueshëm për sektorin e tyre.




Një ndryshim i çmimit të naftës reflektohet te kostot e mirëmbajtjes së këtij sektori. Ne nuk kemi kërkuar diçka që s’mund të bëhet ose nuk na takon, ne po kërkojmë çmimin e naftës si sektor ta marrim sa vendet e rajonit. Kemi kërkuar të përjashtohemi nga taksa e qarkullimit, 27 lekë për litër është e padrejtë për ne. Duhet edhe suport tjetër financiar, ulja e pragut të TVSH-së. Janë këto elemente të cilat ne i kemi quajtur shtyllat ekonomike tonat që të kalojmë krizën dhe mos ketë ndikim në rritjen e çmimit të biletës për qytetarët. Në momentin që ne hasemi me një zë të shurdhër, nuk na përgjigjen, automatikisht do kërkojmë rritjen e çmimit të biletës,”- tha Memaj.

Për herë të fundit çmimi i biletës së urbanit është rritur në vitin 2019, nga 30 shkoi në 40 lekë. Çmimi i naftës është rritur dhe do të vijojë të rritet në vendin tonë. Vetë Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se të paktën 6 muajt e ardhshëm, nafta do të pësojë sërish rritje nga 193 lekë për litër që kushton aktualisht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.