LAJMI I FUNDIT

Sekuestrohen 12 kg kokainë e 56 mijë euro/ Goditet rrjeti i bandës me shqiptarë, italianë e maqedonas

19:37 - 08.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër bandë e trafikut të drogës, pjesë e së cilës janë edhe shqiptarë është goditur nga policia italiane. Gjatë një operacioni të fundit, mësohëet se janë arrestuar dy persona, janë sekuestruar 12 kg kokainë si dhe 56 mijë euro që dyshohet se janë rezultat i veprimtarisë së paligjshme.




Hetimet bënë të mundur konstatimin e ekzistencës së një grupi të gjerë kriminal të përbërë nga 5 persona të nacionaliteteve të ndryshme (italianë, shqiptarë dhe maqedonas).

Fillimisht u bë identifikimi i shtëpisë së frekuentuar nga blerësit, e përdorur nga persona me precedentë penalë. Filluan kontrollet dhe në banesë u gjetën dhe sekuestruan mbi 12 kg lëndë narkotike gati për t’u hedhur në treg dhe 56 mijë euro cash.

Dy 25-vjeçarë me origjinë nga Maqedonia e Veriut të cilët ishin edhe “menaxherët” e veprimtarisë së paligjshme u arrestuan. Pas arrestimit ata u dërguan në burgun e Montorio Veronese. Më pas me qentë e stërvitur antidrogë, policia bastisi edhe shtëpitë e personave të tjerë duke bërë të mundur gjetjen e antidrogës

 

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.