LAJMI I FUNDIT

Spartak Braho zbulon bisedën me Ramën: I thashë ndahu nga Dako, nuk i erdhi mirë

08:38 - 08.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar në “Top News”, Braho deklaroi dje se dalja e Dakos në fushatë për PSnë në Durrës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit ka një ndikim negativ. Referuar kësaj, ish-deputeti zbuloi komunikimin që ka pasur me Kryeministrin, ku i ka kërkuar këtij të fundit që të hiqte dorë nga Dako dhe të mos e përfshinte në fushatë.




“Unë kam 30 vjet në politikë. I njoh mirë të tërë, me të mira e me të këqija. Di shumë gjëra. Nuk përpiqem të bëj shantazh me këto që di unë. Unë dua që secili të korrigjohet dhe ia them edhe veç e veç, edhe troç. Biles para disa ditësh ia thashë edhe Kryeministrit në një takim të rastësishëm.

I thashë: Ndahu nga Vangjush Dako! E pashë që nuk i erdhi mire. ‘Sindroma Dako’ është baras me sindromën e hajdutit shtetëror, privat. Sindroma e një njeriu që pasi shfrytëzoi të tëra strukturat politike dhe i gllabëroi, i korruptoi, i bleu dhe në llogari të interesave të tija okulte dhe pasurore. Le që s’ka më Parti Socialiste në Durrës të themi të vërtetën, por po na merr në qafë edhe disa shtetarët tanë që vijnë dhe hanë dreka darka në Durrës me të”, tha Braho. Daljen e ish-kryebashkiakut në fushatën e PS-së, Braho e konsideron me efekte shumë negative. “Ç’e pyet, Dako në fushatë ishte tmerr. Pati në Durrës reagim shumë negative. Durrësi mban vulën e tij dhe kulmi i skandalit është Veliera. Një palo vepër pa kuptim fare”, deklaroi z. Braho.

Deklarata e tij vjen pas daljes së Vangjush Dakos në krye të fushatës së PS-së në Durrës edhe pse i shpallur “nongrata” nga SHBA-ja. Edhe më herët, ish-deputeti Braho e ka akuzuar Vangjush Dakon si një njeri të pangopur. “Se nga mbiu ky bixhozxhi, se vetëm bixhoz dinte të luante ai. Rasti e solli që të bëhej kryetar Bashkie, se nuk kishim kë të vendosnim në atë post. Kur e çova tek Edi Rama dhe Ilir Meta, më thanë ‘ore a je mirë, ky një metër e 40 është, e mbush dot ky tavolinën e kryetarit’.

Unë e mbështeta, por u kthye në një njeri ordiner, i pangopur me lekë. Mister betoni e ka pseudonimin. Shpallja e tij ‘non grata’ është një nga gjërat më të mira që është bërë. Sali Berisha dhe Vangjush Dako duhet të jenë në burg”, – ka deklaruar z. Braho.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.