Kronikë

Vendimi/ Gjykata e Lartë refuzon rekursin e bërë nga ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe dhe vartësit e tij

16:29 - 08.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Lartë refuzon rekursin e bërë nga ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe dhe vartësit e tij. Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, i cili u arrestua për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë. Por ish-kryebashkiaku bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila e ka hedhur poshtë kërkesën e tij për liri.




Gjykata vendosi mospranimin e rekurseve të paraqitura nga personat nën hetim Fatos Tushe, Flamur Peqini, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Bujar Murati kundër vendimit nr.24, datë 28.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Fatos Tushe dhe zyrtarët e tjerë akuzohen nga SPAK për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.