BOTA

Vrasjet e shqiptarëve në Ekuador/ Çmontohet organizata kriminale e lidhur me ekzekutimet në Guayaquil. Si e koordinon mafia nga burgu trafikun e drogës

20:19 - 08.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ekuadoriane ka goditur një nga organizatat kriminale më të mëdha në këtë vend. Behet fjale per “Los Lobos” , një nga mega bandat që vepronin në vend.




Kapja e anëtarëve të Los Lobos është pjesë e luftës që qeveria ka ndërmarrë kundër krimit të organizuar. Vetëm në janar 2022, kapjet e drogës janë dyfishuar dhe bashkë me to është rritur edhe krimi në rrugë.

Megjithëse sipas qeverisë ekuadoriane, arrestimet e bandës kriminale ‘Los Lobos’ do të sjellin përplasje të mëdha nëpër burgje dhe  rrugët e vendit, goditja e tyre është pjesë e luftës ndaj krimit të organizuar. Trafiku i drogës në Ekuador është dyfishuar në fillim të këtij viti dhe bashkë me të edhe krimi i rrugës, ku midis tyre u ekzekutua edhe 34 vjeçari shqiptar Ergys Dashi.

Përplasjet e dhunshme midis bandave kriminale në këtë vend kanë qenë më të pranishme në Guayaquil, Durán dhe Samborondón, të cilat janë edhe pesë nga shtatë portet detare të Ekuadorit. Droga që trafikohet jashtë Ekuadorit fshihet në kontejnerë për t’iu shmangur policisë. 80.5% e rasteve të përplasjeve rezultojnë me vrasje. Megjithatë, vrasjet nuk vijnë si pasojë e përplasjeve të grupeve kriminale me njëra-tjetrën, por edhe ato brenda vetë organizatave kriminale.  Kjo ndodh sidomos në rastet kur droga nuk shkon në destinacion.

Lufta për kontrollin e territoreve të trafikut të drogës

Goditja ndaj kësaj organizate kriminale u krye në qytetet e QuitoS, Guayaquilit, Quevedos dhe Samborondós. Gjatë bastisjes në disa banesa, policia sekuestroi katër pistoleta, 31 fishekë, dy automjete, 6 mijë dollarë cash, çeqe me vlerë 10 mijë dollarë dhe 49 kilogramë drogë.

Për nga numri i anëtarëve, Los Lobos është organizata e dytë kriminale më e madhe në këtë vend dhe numëron deri në 8 mijë anëtarë. Sipas autoriteteve ekuadoriane kjo organizatë përplasen shpeshherë me  organizatën e ‘Los Choneros’ për të marrë kontrollin e pika të trafikut të drogës, sidomos të kokainës që dërgohet në Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane. Të arrestuarit akuzohen për trafik droge, armëmbajtje pa leje, rrëmbime dhe vrasje.

“Kjo është praktikisht një luftë midis shtetit, shoqërisë ekuadoriane dhe grupeve të krimit të organizuar. E  dimë se do të ketë reagime të dhunshme dhe ne do të jemi aty për t’iu përgjigjur çdo reagimi që do të vijë si rezultat i punës për mbrojtjen e qytetarëve dhe çmontimin e bandave kriminale”, është shprehur për mediat ekuadoriane, ministrja e qeverisë Aleksandra Vela.

Vetëm një muaj më parë u sekuestruan 18 tonë drogë në këtë vend. Ashtu siç është rritur sasia e drogës së sekuestruar, janë rritur edhe vdekjet e dhunshme në shkallë kombëtare. Të dhënat tregojnë se vrasjet janë trefishuar. 98% e drogës së sekuestruar është kokainë. Droga e sekuestruar vlerësohet në më shumë se 423 milionë dollarë në tregjet ndërkombëtare.

SHQIPTARËT E ARRESTUAR DHE ATA QË MBETËN TË VRARË NË EKUADOR

Një nga shqiptarët e parë që mbërriti në Ekuador ishte Arbër Çekaj.  Në vitin 2009 ai themeloi firmën e eksportit të bananeve në Ekuador, të cilën me sa duket e përdorte për të fshehur lëndët narkotike përmes anijeve të mallrave. Në vitin 2015, ndaj Arbër Çekajt u hap një hetim për trafik droge. Por pavarësisht procesit gjyqësor, ai vazhdonte të eksportonte çdo javë derisa në vitin 2018 u arrestua përfundimisht në

Gjermani. Nga viti 2015 deri në vitin 2018, është verifikuar se ai ka eksportuar 3000 ton banane. Çekaj u ekstradua nga Gjermania për në Shqipëri ku aktualisht po vuan edhe dënimin.

Adriatik Tresa

Më pas, në vitin 2011 ishte Adriatik Tresa ai që mbërriti në Ekuador. Tresa do të mund t’i mbijetonte botës së krimit për vetëm 9 vite pasi në nëntor të vitit 2020 ai u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij në La Aurora të Ekuadorit.

Autorët të veshur si efektivë policie hyn lehtësisht në rezidencën e Tresës dhe e qëlluan atë për vdekje. Sapo mbërriti në Ekuador Tresa u bë pronar i një zdrukthtarie dhe një farmacie. Ai u pikas nga autoritetet ekuadoriane dhe emri i tij u përmend në lidhje me vrasjen e gazetarit Fausto Valdiviezo në vitin 2013.

Që nga viti 2013, Tresa hetohej për pastrim parash, armë, drogë, madje edhe për vrasjen e gazetarit Fausto Valdiviezo. Ai u procedua për pastrim parash, pasi së bashku me një shtetas tjetër iu gjetën 39.100 dollarë dhe 72.500 euro cash. Por një vit më pas gjykata ekuadoriane e shpalli të pafajshëm. Megjithtë, Tresa nuk do të jetonte gjatë pasi u ekzekutua në nëntor të vitit 2020.

 

Vrasja e Ilir Hidrit dhe arrestimi i Adriatik Tresës 

Në maj të vitit 2017, një tjetër shqiptar Ilir Hidri, u qëllua për vdekje në periferi të Guayaquilit. Hidri u ekzekutua nga persona të armatosur hipur mbi motoçikleta.

Po ashtu një tjetër shqiptar, tanimë nga Kosova, Remzi Azemi i cili ishte nipi i Hidrit – u plagos kur një person i armatosur e qëlloi atë teksa hapi xhamin e makinës së tij të blinduar për pirë një cigare. Adriatik Tresa u arrestua si i dyshuar për vrasjen e Ilir Hidrit pasi iu gjet edhe një armë në shtëpinë e tij, por gjykata e shpalli të pafajshëm. Më pas Tresa u ekzekutua në nëtor të 2020-s.

 

Vrasja e malazezit Fadil Kaçaniç dhe gruas së tij, ekuadorianes, Elsa G

 Vrasja e Tresës ishte e ngjashme me atë të vitit 2018, kur u ekzekutua malazezi Fadil Kaçaniç bashkë me gruan e tij ekuadoriane Elsa G., e cila punonte në aeroport. Fadil dhe Elsa G. u rrëmbyen ndërsa ishin duke fjetur dhe u vranë në mars 2018, në Guayaquil, shkruan El Universo.

Çifti u gjetën të vrarë në një nga rrugët që të çonin në bregdet. Në shtëpinë e tyre mbërritën persona me veshje policie, të cilët i rrëmbyen dhe më pas i dërguan drejt bregdetit duke i qëlluar në kokë. Kaçaniç nuk ushtronte asnjë aktivitet ekonomik në Ekuador. Por ai ishte i përfshirë në trafikun e drogës pasi në vitin 2010, atij iu gjetën 18 kilogramë kokainë në bagazhin e tij, në aeroportin e Guayaquilit me destinacion Amsterdamin. Ai u dënua me 12 vite burg për t’u vrarë më pas në 2018.

 

Vrasja e Ergys Dashit

 Rasti më i fundit është ai i Ergys Dashit. Dashi u qëllua më 22 janar të këtij viti në një restorant në veri të Guayaquilit. Autori qëlloi në kokë Ergys Dashin duke e lënë të vdekur në vend, teksa kishte hyrë me një buqetë me lule në restorantin plot me klientë.

Dashi ishte një nga drejtuesit e një bande shqiptare të trafikut të drogës. Ai ishte me precedent penalë mbi trafik droge, shfrytëzim prostitucioni dhe armëmbajtje pa leje edhe pse në Ekuador ai nuk kishte asnjë procedim penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.