BLUETOOTH

“BBV” i dhuroi shtëpinë që ëndërronte/ Arjola Demiri tregon arsyen përse u rikthye prap në lojë

23:41 - 09.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorja Arjola Demiri u surprizua nga “Big Brother VIP” mbrëmjen e spektaklit të një jave më parë, ku i realizuan ëndrrën e saj duke i dhuruar një shtëpi.Aktorja e ka treguar që në fillim se arsyen përse u bë pjesë e formatit dhe nëse do ta fitonte çmimin e madh ajo do të blinte një shtëpi për fëmijët e saj. Po atë natë, Arjola ishte në nominim, ku u eliminua por fati deshi që ajo të rikthehej sërisht me ‘biletën e kthimit’ për të vazhduar lojën.




Gjatë një bisede me Ilir Shaqirin dhe Donald Veshajn në oborr, aktorja është shprehur se ‘është kthyer vetëm se kishte fat jo për të luftuar për finalen’. Ajo ka treguar se dëshira e saj ishte të fitonte çmimin e madh por mbas surprizës së madhe që i bëri “Vëllai i madh”, Arjola është shprehur se e  ka fituar “Big Brother”-in e saj.

“Jam kthyer vetëm sepse kisha fat, jo për të luftuar për finalen. Sepse unë kur jam nisur dëshira ime ishte që të fitoj “Big Brother VIP” për të blerë një shtëpi.”,- tha ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.