LAJMI I FUNDIT

Konferenca për mediat/ Meta: Pati një përpjekje për të finalizuar një grusht shteti kundër Kreut të Shtetit

11:24 - 09.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në deklaratën e tij për mediat, Presidenti Ilir Meta u shpreh ndër të tjera se, është bërë një përpjekje për të finalizuar një grusht shteti kundër kreut të shtetit.




Meta tha më tej se, e gjithë procedura e falsifikimit të dokumenteve nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, ishte një proces mafioz.

“Si konkluzion kjo është një padi shumë e rëndësishme për arsye se krimi i falsifikimit është shumë flagrant, ndodh për herë të parë në një seancë publike të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë në një proces që ndodh për herë të parë në 3 0vite kundër Presidentit. Ky krim, falsifikim tregon shumë qartë jo vetëm si ka funksionuar Kuvendi një  partiak deri para 25 prillit, por është një dramë sesi po funksionin edhe ky kuvend me opozitë. Prandaj këtu kemi të bëjmë me themelet e republikës që janë tronditur rëndë. Nëse presidenti i atij vendit të nderuar të atij vendi të BE doli me popullin për të kundërshtuar një ligj të konfliktit të interesave dhe deklaroi që ky ligj është nisja e një grushti shteti, çfarë mund të themi pas atyre historive të falsifikimeve që kanë ndodhur në vendin tonë gjatë këtyre viteve përfshire edhe ndërtimin e institucioneve të drejtësie. Është e qartë që kjo përpjekje, kjo provë e re që askush nuk e kërkon që vjen pas 8 muajsh, kur procedura ka qenë e qartë dhe antikushtetuese dhe e falsifikuar nga Kuvendi një partiak i shkarkuar  në 25 prill, sepse vetëm 40 nga ata që janë. Ky akt falsifikimi që kërkon të ligjërojë gjoja procedurën brenda afateve, një procedurë mafioze, nuk është gjë tjetër veçse përpjeke për të finalizuar një grusht shteti kundër kreut të shteti.”, tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.