BLUETOOTH

Në një studio me Semin/ Beatrix zbulon mesazhin që i ka dërguar Alban Ramosaj gjatë spektaklit të BBV: Vriti me…

22:31 - 09.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka folur shpesh rreth marrëdhënies së fortë që ka me vëllain e saj Alban Ramosajn. Me sa duket këshillat e tij nuk kanë munguar as gjatë spektakit të mbrëmshëm të Big Brother Vip, ku ajo “u përball” për herë të parë me Semi Jaupjan.




Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Beatrix ka treguar se çfarë mesazhi i ka dërguar vëllai i saj gjatë spektaklit.

“Vriti me butësi”, shkruhet në mesazhin e dërguar nga Alban Ramosaj.

beatrix-story

Nga ana tjetër këngëtarja bëri dhe një shkrim për vëllain e saj në foton e mesazhit. Ajo shkruan se Albani është një nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës së saj dhe njeriu që e ndihmon të shohë përtej errësirës.

“Ai është shoku im më i mirë. Është gjysma ime më e mirë, më bën më të fortë, më shtyn të jem versioni më i mirë i vetes. Nuk e di ku do të isha pa ty. Ai më ka ndihmuar të shoh përtej errësirës, gjithmonë duke më udhëhequr se ku kam nevojë të jem, dhe jam përherë falenderuese që e kam në jetën time. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj dashurinë që ndajmë. Jam shumë falenderuese për ty”, ka shkruar ish-banorja.

beatrixKujtojmë se gjatë spektaklit të mbrëmshëm, Beatrix pati mundësinë që të fliste për pak minuta me të dashurin e saj, Donald Veshajn ku i shprehu dashurinë dhe se e kishte marrë malli shumë.

donald-trixa-1

Por ranë në sy mimikat e fytyrës së Semi Jaupajt gjatë momentit kur Beatrix Ramosaj po fliste, e cila mesa duket nuk i ka pëlqyer aspak. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja reagon në këtë lloj forme kur bëhet fjalë për çiftin.

semi-beatrix-7

Semi është shoqja e ngushtë e Bora Zemanit, ish të dashurës së aktorit të humorit i cili e ‘tradhtoi’ moderatoren me Beatrixin brenda shtëpisë së “BBV”. Këngëtarja dhe Donaldi ishin gjithashtu miq të mirë me njëri- tjetrin, por miqësia e tyre përfundoi në momentin ku çifti i ri, Veshaj- Ramosaj deklaruan dashurinë e tyre në publik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.