LAJMI I FUNDIT

Në pritje të ëmbël, këngëtarja shqiptare rrëfen njohen me bashkëshortin e saj: Shkova për një film, por i zura…

21:50 - 09.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja shqiptare Marjona Metohu, ka lajmëruar disa ditë më parë se është në pritje të ëmbël. Ajo dhe bashkëshorti i saj, do të bëhen së shpejti prindër të një djali, të cilin, këngëtarja zbuloi se do ta quajnë Matias. Ndër të tjera ajo tregoi në një intervistë edhe njohjen me bashkëshortin e saj.




Ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, ku tregoi se janë takuar rastësisht në një lokal ku ajo po këndonte dhe më pas u bënë miq në rrjetet sociale.

Metohu shprehu se gjithçka nisi një natë kur ai e ftoi për të parë një film, ku mes të qeshurash tha se “shkoi për një film, por i zuri derën”.

“Ka ardhur më ka takuar dhe kemi qëndruar përsëri gjatë duke folur, e njëjta gjë siç ndodhi në telefon derisa pamë që po zbardhej po bëhej ditë dhe ne të dy ishim akoma duke pirë nga një gotë verë. Pastaj një ditë të bukur më ftoi përsëri për të dalë për një kafe, më pas për një drekë, pastaj më tha “do shohim ndonjë film nga shtëpia ime?” Unë vajta për filmin, por përfundova me dy valixhe dhe nuk dola më. I zura derën.”, tha këngëtarja.

marjona

Teksa foli për shtatëzaninë, ajo tha se bashkëshorti i saj ishte i bindur se do të bëheshin prindër të një djali, madje tha se e kanë zgjedhur dhe emrin e tij.

Keni filluar të mendoni për emrin?

Marjona: Të lutem, emri është menduar fiks që kur babi ka thënë që do të kemi një djalë bashkë, e kishte menduar edhe emrin. “Do jetë djalë dhe do ketë këtë emër”.

E keni ndarë mendjen?

Marjona: E kemi ndarë mendjen dhe duam që djali të quhet Matias. Kur ia kam thënë mamit, ka thënë “o sa mirë paskeni bashkuar emrat tuaj, Marjona, Taulant” dhe vetëm aty na ra në mend të dyve që ky emër është deri diku një bashkim i emrave tanë.

marjona-maldive

metohu


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.