BOTA

Në pritje të fëmijës së 8-të, aktori merr dhuratën më të çuditshme nga miku i tij: Një makineri plot me…prezervativë

23:38 - 09.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shën Valentini mesa duket ka ardhur pak më herët këtë vit për aktorin komedian, Nick Cannon. Ditën e hënë, drejtuesi i ‘Talk Show’-t ndau për njdekësit ë tij në “Inatagam” një foto duke qëndruar pranë një makinerie të madhe të mbushur brenda me prezervativë.




“Duket sikur dikush sapo më dërgoi një dhuratë për Ditën e Shën Valentinit!! Makineri plot me Magnums ‍♂️❤️” ,ka shkruar ai krahas fotos së  tij ku ka pozuar më një  fytyrë qesharake ndërsa qëndronte pranë ‘dhuratës’.

Komediani, 41-vjeçar, së fundmi njoftoi se është në pritje të fëmijës së tij të tetë me Bre Tiesi, pak kohë pas ndarjes nga jeta të djalit të tij pesë muajsh, Zen, me modelen Alyssa Scott i cili vdiq nga kanceri në tru.

Disa orë më vonë, u zbulua se kush ishte ‘gjeniu’ i kësaj dhurate për Nick Cannon. Ishte aktori komedian Kevin Hart ai që ka ripostuar foton e Nick në profilin e tij në “Instagram” ku shkruante:

“Shoh që e paske marrë dhuratën time @nickcannon….Ta hodha bukur!!!!!!….Tani nuk ke asnjë justifikim sepse prezervativët janë falas. ♂️‍♂️☺️☺️”.

Shakaja e Kevin Hart u bë vetëm disa ditë pasi Nick Cannon konfirmoi në emisionin e tij, ‘The Nick Cannon Show ‘, se ai është në pritje të fëmijës së tetë me modelen Bre Tiesi, ku ka zbuluar se do të bëhen prindër të një djali.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.