BLUETOOTH

Rrëfimi i ish-banorit të Big Brother/ Tan Brama tregon për punën në filmat me pullë të kuqe: Do ta bëja sërish. Në të ardhmen një projekt me Ilir Shaqirin

21:42 - 09.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-banori i Big Brother, Tan Brama ka rrëfyer mbi eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri por edhe mbi përkthimin e filmave me pullë të kuqe. Kjo e fundit bëri shumë bujë në media.




Balerini tregoi se si nisi kjo punë dhe a do ta përsëriste sërish nëse do t’i ofrohej. “Në vitin 2004 sa jam kthyer nga Gjermania. Patjetër që do e bëja prapë”, tha për Top Albania Radio. Brama shpjegoi edhe se si është ndjerë dhe si e kanë pritur njerëzit pas daljes nga ‘BBV’? Ai gjithashtu tregoi se si i erdhi ftesa dhe a e priste të qëndronte kaq shumë brenda shtëpisë.

Që kur hoqa kufjet e shtëpisë mora një ‘feedback’ shumë të mirë. Edhe shikuesit ‘live’ në studio ma bënin me dorë. Më kanë thënë që ‘ti duhet të ishe që në fillim’. Ta kisha ditur do isha futur te ‘BBV2’. E pranova direkt, thashë që po do jem. Ishte dhurata më e bukur për vitin 2022. Momenti më i bukur brenda shtëpisë ishte kur më erdhën fëmijët. Për 30 ditë që qëndrova çdo sekondë ishte e bukur. Unë e dija ku po shkoja. Aty brenda kishte lojtarë shumë të fuqishëm. Thashë do rri një javë, do dal”, tha ai.

A mendonte Tan Brama që finalistët janë të duhurit dhe se e meritojnë finalen? “Për Donaldin, Ilirin, Arjolën dhe Monikën i prisja. Edhe Beniada shumë mirë. Ishte surprizë nuk e mendoja. Unë isha si tipi i Beniadës, vetëm djalë, nuk i mbaja krahun asnjërit”, u shpreh Brama.

4 milion ndjekësit e balerinit në Instagram padyshim që tërhoqën shumë vëmendjen e njerëzve duke menduar nuk janë real, vetë Tan Brama në fakt zbuloi diçka…

“Kur i kishte 2 milion ndjekës Enca, uau Enca me ndjekës arabë, andej- këndej. Kujdesen dy shokë për Instagramin tim, ma menaxhojnë mirë. (qesh) Unë bëj dhe workshop-e, njoh shumë njerëz”, tha ai.800-0-61fc1de33c89b

Teksa në studio po diskutohej lidhur me debatin e famshëm, Einxhel- Donald që shkaktoi shumë bujë, teksa prezantuesja e akuzoi aktorin se nuk e ka paguar, Tan Brama tregoi se një këngëtare shumë e njohur jona nuk e ka paguar.

“Kam patur 2-3 raste. Rasti më i fundit ishte në qershir me një divë që vetëquhet. Kishte dhe një koncert para dy- tre muajsh. As familjen nuk e çova në pushime duke u marrë me të. Duhet ta paguash tjetrin, jo ti hedhësh një vlerë qesharake. Kur e ke mikeshë ose mik nuk e diskuton paraprakisht. Pastaj më tha shiko se nuk kam mundësi, dështova. Më premtoi që do më merrte sërish, në koncertin tjetër kishte marrë dy të tjerë, miqtë e mi”, u shpreh Brama.

Ai shtoi se mund të ketë një projekt me Ilir Shaqirin, banorin tjetër të Big Brother Albania VIP.

“Pse jo me Ilirin ndonjë projekt. Kemi folur dhe brenda shtëpisë për këtë”, tha Brama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.