BOTA

Trafik droge, pastrim parash dhe celula terroriste/ Pas Ekuadorit, shqiptarët shtrijnë tentakulat edhe në Panama

20:10 - 09.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jo vetëm Ekuadori, por edhe dhe vendeve të tjera të Amerikës Latine janë shnërruar në një “strehë të sigurtë” për shqiptarët  për të lulëzuar biznesin e trafikut të drogës.




Pas Ekuadorit, shqiptarët kanë tentuar të provojnë edhe Panamanë në trafikun e drogës. Por duket se kalimi i kufirit të Panamasë është më i vështirë se ai i Ekuadorit ku shumë prej trafikantëve të drogës mund të hyjnë lirisht.  Kështu policia panameze ka goditur tre raste të trafikut të drogës që vinin nga vinin nga vendet evropiane, rumunë, britanikë dhe midis tyre edhe shqiptarë.

Po ashtu shumë prej trafikantëve të drogës vinin edhe nga Kolumbia, Republika Domenikane, Kuba, Ekuadori, Peruja dhe Meksika, të gjithë të lidhur me trafikun e drogës.

Gjithashtu policia panameze ka goditur 72 raste të grupeve të trafikut të drogës, pastrimit të parave e deri tek celulat terroriste. Midis tyre janë evidentuar 38 persona për lidhje me terrorizimin, të cilët tentuan të hynin në vend nga Palestina, Jordania, Iraku, Jemeni, Afganistani, Pakistani dhe Siri Lanka, shkruajnë mediat panameze. Deri më tani identifikuar edhe raste të personave që kërkoheshin për vrasje, lidhje me grupet terroriste, pastrim parave dhe trafik droge.

Sipas institucioneve të sigurisë, Panamaja ndryshe nga Ekuadori dhe vendet e tjera të Amerikës Latine, përdor pajisje të avancuara të leximit biometrik dhe platformave të të dhënave, të ndërthurura me agjencitë ndërkombëtare të sigurisë, duke bërë të mundur kapjen në vend të personave me lidhje terroriste apo të trafikut të drogës.

Ky sistem lejon kalimin e informacionit me agjencitë ndërkombëtare të sigurisë si Interpoli dhe FBI, duke dhënë referenca dhe të dhëna të njerëzve që përpiqen të hyjnë në vend si udhëtarë, por që në fakt kanë qëllime të tjera kriminale.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.