AKTUALITET

DETAJET/ Zgjatet afati i Vettingut me 118 vota pro! Berisha dhe mbështetësit e tij braktisin sallën, Rama dhe 20 deputetë nuk votojnë

19:45 - 10.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas më shumë se 5 orësh debate në seancën e Kuvendit është votuar shtyrja e afateve të vettingut deri më 31 dhjetor 2024.




Nga votimi i fshehtë që u zhvillua në Kuvend ditën e sotme dolën vetëm 4 vota abstenim, ndërsa vota kundër nuk ka pasur! Procesi i votimit u braktis nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, ndërsa as Edi Rama, personi që më shumë e kërkoi zgjatjen e afateve nuk ishte i pranishëm ne salle.

Deri më tani mësohet se vetëm deputeti i LSI-së, Agron Çelaj votoi “pro”.

Socialistët u ndihmuan nga votat e deputetëve të Partisë Demokratike të cilët kushtëzuan kartonin jeshil me ngritjen e 2 komisioneve të Posaçme Parlamentare, atë për Reformën Zgjedhore dhe atë për Reformën Administrativo-Territoriale, për të cilat PD ka bërë edhe ndryshime kushtetuese.

 

 

Komisionet e reja u votuan respektivisht me 120 dhe 119 vota pro. Edhe aleatët  e vegjël të djathtë respektuan vendimin e partisë që udhëheq opozitën, duke bashkuar votat pro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.