BOTA

“E ftoi për xhirmet e një filmi por më pas e përdhunoi”/ Reperi Snoop Dog akuzohet për abuzim seksual

19:59 - 10.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reperi Calvin Broadus, ose siç njihet me emrin e artit Snoop Dog po përballet me akuza për përdhunim nga një grua e cila ka raportuar se ai e ka detyruar atë t’i bënte seks oral.




Gruaja e identifikuar si Jane Doe, ngriti padinë për abuzim seksual këtë të mërkurë, ndaj reperit. Sipas gruas, ngjarja ka ndodhur më 29 maj të vitit 2013 në Kaliforni, kur reperi e ftoi atë në shtëpinë e tij pas përfundimit të nje koncerti.

Në padi thuhet se Jane ka pësuar sulm të dyfishtë, nga reperi dhe nga miku o tij, peshkopi Don Juan.

2004+Entertainment+Pictures+Year+eQfBQsgrIx-x

Ajo shprehu se e pranoi ftesën e Snoop Dogg pasi pretendonte të bëhej pjesë e xhirmieve të serialit të tij, por sipas saj reperi nuk e kishte punësuar sepse ajo “refuzoi të bënte seks oral me dëshirë dhe entuziazëm”.

Një burim për TMZ tha se gruaja ka kërkuar 10 milionë dollarë si dëmshpërblim, por kërkesa i është refuzuar.

Pas padisë ka reaguar edhe vetë reperi nëpërmjet një postimi në Instagramin e tij duke shkruar:

“Gold gigger season is here (gold digger përdoret për femra të cilat martohen me burra të pasur ose për femrat materialiste)”

398404_2988850_updates


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.