LIFE STYLE

E pazakontë! Kërkon divorcin pas marrdhënies treshe, gruaja zbulon se ishte lezbike

12:49 - 10.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grua ka treguar historinë e jetës së saj personale teksa ka thënë se u divorcua nga burri pasi kuptoi që ishte lezbike. Ajo tha se kjo erdhi pasi ajo dhe burri saj patën një treshe me një grua tjetër.




Rose, nëna e dy fëmijëve rrëfen se ka pasur mendime vetvrasëse pasi bashkëshorti iu tregoi këtë prindërve të saj konservatorë. Pas kësaj prindërit nuk e kanë përfshirë në testamentin e pasurisë. Megjithatë, ajo pretendon se e mori veten kur takoi të dashurën e saj Jacqui dhe u zhvendos se bashku me dy dejmetë nga Kalifornia në Oregon.

Rose and Jacqui have now been dating for more than a year

Rose ka mbledhur më shumë se 132,000 ndjekës në llogarinë e saj në TikTok, Raising2Activists. Ajo konfirmoi për NewYork Post se ajo ishte gjithmonë e pakënaqur në martesën e saj, por nuk mund të shpjegonte pse. Në vitin 2020, ajo vendosi të organizojë një treshe si një dhuratë për ditëlindjen e bashkëshortit të saj. Megjithatë, Rose thotë se përvoja e bëri të kuptonte se çfarë i mungonte.

“Duke përjetuar atë moment intim me një grua për herë të parë, thellësia fizike dhe emocionale ishte intensive, tha ajo për Post.
“Isha sikur, ‘O Zot, kjo është ajo që më mungon. Pasi isha me atë grua, thashë me vete: ‘Kjo është arsyeja pse kam qenë kaq e pakënaqur në martesën time. Marrëdhënia ime me burrin tim, emocionalisht, ndihej aq e cekët dhe e vetmuar në krahasim me lidhjen time me gruan,’’ është shprehur ajo.

Rose divorced her husband and moved from California to Oregon

Rose, e cila tani identifikohet si ateiste, thotë se ajo ishte rritur duke besuar se “të gjithë homoseksualët shkojnë në ferr”. Megjithatë, pavarësisht nga edukimi i saj i rreptë katolik, ajo nuk mund të mohonte se si ndihej ndaj grave të tjera.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.