BLUETOOTH

“Mikesha ime i ndërron çdo javë”- Armina Mevlani flet për njohjet në rrjetet sociale: Si s’kanë frikë!

17:24 - 10.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Blogerja dhe moderatorja Armina Mevlani ka folur së fundmi rreth rrjeteve sociale dhe marrëdhënieve që mund të ndërtohen nëpërmjet tyre.




Duke diskutuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ajo është moderatore, ajo solli shembullin e një mikeshe të saj, e cila ishte përdoruese e aplikacionit Tinder.

“Personalisht më duket e frikshme që të hysh në një aplikacion dhe të njohësh partnerin e jetës! Nëse është thjesht për një natë është tjetër gjë! Kam një mikeshën time dhe thotë që javë për javë është me një nga të ndryshëm në Tinder! Si s’kanë frikë kjo më çudit! Sepse shkon te shtëpia e një personi që nuk njeh dhe ndoshta ke të bësh me një pervers! Jam totalisht kundra!”, tha ajo.

armina

Ajo ka folur edhe herë tjetër për shoqërinë e saj, në momentin ku u diskutua rreth tradhtisë. Pyetja ishte nëse duhet t’i tregojmë shoqeve të ngushta nëse i dashuri i tradhton. Edhe në këtë diskutim, moderatorja tregoi një histori personale:

“Kam patur dy raste konkrete. Thashë OK do ia tregoja dhe do bëja skandal. Me ka ndodhur dy herë dhe nuk kam treguar. Dhe dy raste flagrante. Unë preferova të mos t’jua thoja, por më pas e morën vesh nga një shoqe tjetër dhe tani ato të dyja nuk kanë marrëdhënie të mirë shoqërore”, shprehu Mevlani.

armina mevlani (11)

armina mevlani (8)

armina mevlani (7)

armina mevlani (1)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.