BLUETOOTH

“S’të kam ardhur kurrë në emision”/ Pasi e akuzoi për mashtrim, Antonela i kthehet keq gazetarit dhe sqaron të vërtetën e pjesëmarrjes në “Sanremo”: Do i drejtohem organeve kompetente

19:32 - 10.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali, ka përgënjeshtruar pretendimet e ish-konkurrentes së Për’Puthen, Antonela Berishës se ishte pjesë e “Sanremo 2022”, duke e konsideruar si “një ngjarje që tronditi gjithë Shqipërinë”.




Menjëherë pas deklaratave të tij ka ardhur edhe reagimi i saj ku tregon se si qëndron e vërteta.

Përmes disa videove në Instastory ajo tregoi se është ende në Milano dhe se sot do të rikthehet në Shqipëri. Për sa i përket situatës, ish-banorja e BBV, shprehu se asnjëherë nuk ka thënë se do të jetë pjesë e Sanremos, por ishte thjesht “kumbara e javës”.

Ajo shtoi se arsyeja pse Cukali bëri ato deklarata kundrejt saj është sepse ajo nuk i ka shkuar në emision, duke e cilësuar si “hakmarrje nga ana e tij.

antonela

“Jam në Milano, sot kthehem në Shqipëri dhe pashë disa video nga ndjekësit e mi të një gazetari që merr të drejtën e fjalës që të ofendojë një vajzë në mes të emisionit të tij. Vajza në këtë rast jam unë. Thotë që…vë në diskutim fjalën time me fakte, thotë që ajo ka pirë drogë mund të jetë e droguar. Ju jep shembuj të gjithë gazetarëve të tjerë se si të moderojnë. Iu tregon si të gjejnë fakte, se si të bëjnë emisionin e tyre. Pikë së pari dua të flas për ato marrinat që ai flet në emisionin e vet. Për të gjithë ndjekësit e mi, ju e dini shumë mirë se çfarë kam publikuar unë në status, ku kam treguar se do isha kumbara e javës tek hoteli në Sanremo dhe do bëja programacionet e ditës tek Odion Tv dhe Wave Tv. Për më shumë kam bërë edhe intervistë ku kam preçizuar që nuk do dal në Artiston.

Po mendoja arsyen pse ky tipi po fliste për mua dhe e gjeta. Sepse unë isha e ftuar tek emisionet që bëhet tek ajo radio dhe nuk e kisha marrë mundimin kurrë të shkoja për shkak të impenjimeve të mia. Gjeja e keqe që bëjnë direkt, marrin dhe degjenerojnë personin që nuk iu shkon në emision. Ky person ka dalë me emrin e tij dhe unë do i drejtohem organeve kompetente  që të marrin masa për persona të tillë dhe shpresoj të jetë mësim për shumë persona që marrin lejen për të hedhur gurë mbi fytyrën e dikujt tjetër. Kjo nuk ndodh në asnjë shtet, të të vënë në gojë fjalë që nuk i ke thënë, që të të komentojnë moralin me emër dhe mbiemër. Jam shumë e sigurt zoti gazetar edhe pse s’të kam ardhur kurrë në emisionin tënd, që këtë herë do mësosh shumë nga Antonela e pavlerë që s’kishe dëgjuar kurrë të flisnin për të”, tha ajo gjatë videos.

Më pas ajo shpërndau edhe disa foto të tjera gjatë prapaskenave të punës së saj në Sanremo.

antonela2antonela7

Cukali u shpreh se nuk e ka parë në asnjë moment në festival ish-konkurrenten e “Për’puthen” dhe se për të nuk është shkruar asnjë lajm në mediat italiane.

“Do të ndalesha tek Sanremo i këtij viti, jo për Sanremon vetë por për një ngjarje që tronditi të gjithë Shqipërinë, njerëz të cilët nuk e kanë parë kurrë dhe nuk e dinë shumë se çfarë është Sanremo. Të vetmin kontakt mund ta kenë pasur me pjesëmarrjen e Alketës. Dhe e vetmja gjë që dimë për Sanremon është që zonjusha Antonela Berisha ka dal në Sanremo. Duke e parë Sanremon me vëmendje, unë nuk e pash kurrë këtë vajzë në asnjë moment. U futa në internet për të kërkuar çfarë thuhet për të në mediat Italiane dhe nuk ka asnjë informacion, vetëm në ato shqiptare”, tha ai në “Top Albania Radio”.

Kreu i Këshillit të Medias iu referua edhe fotove e një portali italian, të publikuara nga Antonela Berisha, ku shkuhej për ftesën që iu bë asaj për të marrë pjesë në festival.

Ai theksoi se “ky lajm nuk ekziston dhe se në shumë vende të botës ndodh që të paguhet për të publikuar një artikull që qëndron në media për disa orë, e më pas fshihet”, duke shtuar se “puna e Sanremo qëndron vetëm në kokën e kësaj zonjushës”.

“E vërteta është që më qarkulluan një “screenshot” të një portali italian para një jave qe fliste për një prezencë në Sanremo të Antonelës, por unë këtë portalin nuk e gjej më. Ndodh në shumë vende të botës që ti paguan një portal për të prodhuar një lajm dhe për ta mbajtur disa orë. Mesa duket e gjithë kjo puna e Sanremos është në kokën e kësaj zonjushës, Antonela Berisha. Për të gjithë ata që nuk e dinë, Sanremo është një qytezë, ku edhe ai që shet byreqe mund të thotë që jam në Sanremo. Të jesh në qytezën e Saremos nuk të bën me doemos pjesëmarrës në shoë-n e Sanremos”, deklaroi ai.

koloreto antonela

Ishte vetë Antonela Berisha që publikoi lajmin për “ftesën” e marrë për tu bërë pjesë e Sanremo në një postim në faqen e saj në Instagram.

Ajo postoi foto të një artikulli të publikuar nga një media italiane ku shkruhej: “Kumbara e javës do të jetë ylli ndërkombëtar Antonela Berisha, prezantuesja shqiptare pjesëmarrëse në edicionin e fundit të Big Brother VIP e cila është zhvendosur në Itali që prej vitit 2010 dhe më pas është kthyer në atdhe në vitin 2019 pas diplomimit për të drejtuar programe të suksesshme dhe për t’u bërë ikonë mode dhe në rrjete sociale. Tashmë showgirl-ja bukuroshe është gati të magjepsë edhe audiencën televizive italiane, duke nisur nga të ftuarit e Sanremo 2022”.

3237F80A-FD11-404A-AA60-095A16300498

Me nisjen e Festivalit të Sanremo, ajo postoi në rrjetet sociale foto nga ambientet e jashtme ku i zhvillua festivali i këngës. Në një lidhje në Skype në emisionin “Ftesë në 5” foli për eksperiencën që po kalonte në Itali, si i erdhi ftesa dhe me çfarë po merrej konkretisht.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” tregoi se mbas intervistës që iu bë nga Giorgio Petrolio, mori ftesën për të intervistuar personazhe të njohur, të cilën ishin pjesëmarrës në eventin madhështor.

antonela berisha

antonela berisha (1)

antonela berisha (6)

antonela berisha (5)

antonela berisha (3)

antonela berisha (7)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.