BLUETOOTH

Me bikini në plazhet e Miamit, Dua Lipa mahnit me format e saj

20:49 - 11.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka mahnitur me format e saj, teksa pushonte në një plazh në Miami.




Vetëm 24 orë pasi nisi turneun e saj botëror, Dua Lipa kaloi një ditë çldhëse nën shoqërinë e shoqes së saj .

dua5

Këngëtarja me origjinë shqiptare tregoi fizikun e saj të zhdërvjellët teksa mbante veshur bikini me tela në ngjyrë portokalli dhe të verdhë, ndërsa ishte shtrirë në një shezlong pranë plazhit piktoresk të Miami.

dua1

Duke zbuluar edhe tatuazhet e saj të shumta, 26 vjeçarja, u fotografua ndërsa mbante në dorë dhe një kopje të romanit më të shitur të autorit Khaled Hosseini, “Një mijë diej të shkëlqyer”.

dua4

Qëndrimi i saj në Miami nuk do të jetë i gjatë, pasi ylli i popit do të zhvendoset në Atalanta për turneun botëror të albumit “Future Nostalgia”. Shfaqja e saj e parë për turne u zhvillua në FTX Arena të Miami të mërkurën në mbrëmje.

dua-lipa

Dua fillimisht njoftoi turneun e saj për albumin “Future Nostalgia” në dhjetor 2019, por ai u shty disa herë për shkak të pandemisë së COVID-19.

Së fundmi, Dua Lipa ka arritur të triumfojë në çmimet e muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, British Aëards 2022. Ajo u shpall fituese për një nga dy çmimet për të cilat konkurronte duke lënë pas emrat e suksesshëm si Ed Sheeran, Adele, Griff dhe Joy Crookes.

duadua1dua2dua3dua4


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.