AKTUALITET

“Politikani dhe Bigbradhërsi”/ Ish-deputeti socialist Namik Dokle thumbon keq ‘shtëpinë e politikës’: Një herë me Ilirin e një herë me Berishën, një herë me Donaldin…

00:21 - 11.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti socialist Namik Dokle ka ironizuar situatën politike në vend përmes krahasimit me lojën që zhvillohet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, atë të Big Brother Albania VIP.




Përmes një statusi në “Facebook”, ka sjellë me humor për ndjekësit e tij, flirtet e ditës brenda shtëpisë së politikës  si dhe finalen e  madhe mes Bashës dhe Berishës.

Postimi i plotë

POLITIKANI dhe BIGBRADHËRSI

Një politikan i ditës takoi njërin nga “bigbradhërsat” që sapo kishte dalë nga loja, pa arritur dot në finale…

-Po ç’bëhet në atë “shtëpinë” tuaj?- u gërrduf politikani,- Një herë me Ilirin, pastaj kundër Ilirit; një herë me Donaldin, pastaj kundër!

Bigbradhërsi qeshi dhe pastaj ia ngjeshi:

-Euuu, kush po na flet!!! A nuk jeni ju politikanët një herë me Ilirin, pastaj kundër Ilirit, një herë me Berishën pastaj kundër tij, një herë me Lulin, pastaj kundër Lulit, një herë me Edin, pastaj kundër…?! Nga “loja ” jonë nuk vuan askush, nga e juaja të gjithë!

dokle


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.