LAJMI I FUNDIT

Vlerësimi/ FSHF elozhe Armando Brojës, tifozët e kritikojnë

21:34 - 11.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Formës së Brojës i bën jehonë edhe Federata Shqiptare e Futbollit, e cila i dedikoi një shkrim në faqen e saj pas golit kundër Totenhemit.




“Armando Broja është pa dyshim lojtari kuqezi i momentit. Sulmuesi shqiptar ka lënë pas dëmtimin dhe ka arritur të gjejë edhe golin e 6-të në kampionat.

Djaloshi kuqezi është aktivizuar që nga minuta e parë në transfertën ndaj skuadrës së Totenhemit, teksa gjeti golin e barazimit të përkohshëm në minutën e 23-të. Sipas uebsajtit të specializuar për statistika, Broja është vlerësuar me notën 6.9, ku vihet re saktësia në pasime me 63.6%”, shkruante “fshf.org”. Por poshtë postimit në “Facebook”, nuk munguan kritikat e tifozëve për mosaktivizimin e 20-vjeçarit si titullar me kuqezinjtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.