LAJMI I FUNDIT

Ashpërsohet lufta për titull, Napoli dhe Interi ndajnë pikët në “Diego Armando Maradona”

20:25 - 12.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Napoli dhe Interi nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25 të Serie A, e që vlen shumë për luftën për titullit.




Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të fortë dhe thuajse të barabartë, por vetëm vendasit gjeten rrugën e rrjetës.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi pas shtatë minutave dhe ishte Lorenzo Insigne, i cili shënoi nga penalltia për 1-0.
Në pjesën dytë, Interi hyri më furishëm në lojë dhe arriti të barazoj shpejt rezultatin, ndërsa në vazhdim pati raste nga të dyja skuadrat, por pa sukses për të gjetur rrjetën.

Pas këtij barazimi, Interi mbetet në pozitën e parë me 54 pikë, ndërsa Napoli i dyti me 53 pikë.

 

 

Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët luajnë në shtëpi ndaj Sassuolos, ndërsa Napoli udhëton te Cagliari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.