AKTUALITET

COVID-19 në Itali, mbi 62 mijë persona të infektuar, regjistrohen 269 viktima gjatë 24 orëve të fundit

19:25 - 12.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje.




Në njoftimin zyrtar, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 62.231 persona të infektuar me virusin.

Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen 269 qytetarë.

Shkalla e pozitivitetit është 10.6%. Të shtruarit në terapi intensive janë 1.223, ndërsa të shëruarit janë 117 mijë. Rajoni me numrin më të madh të rasteve është Lazio, ndjekur nga Lombardia e Campania.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.