Kronikë

Djali i tij qëlloi 5 njerëz për vdekje, zbardhet dëshmia e babait të autorit të masakrës: Më vjen shumë keq dhe turp! Nuk duhet të kishte prekur armë me dorë se…

17:56 - 12.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Jake ishte i mbyllur në botën e tij. E kishte shumë të vështirë ta shfaqte atë çka ndjente dhe kjo më alarmoi”, ka thënë babai i 22-vjeçarit që qëlloi për vdekje 5 persona në masakrën e Plymouth vitin e kaluar.




Nëna e tij ishte e para nga viktimat, që Jake Davidson ua mori jetën gjatë një aksioni gjakatar gushtin e kaluar. Më pas ai vrau edhe 4 persona të tjerë, midis tyre edhe një vogëlushe 3-vjeçare, pasi vuante nga problemet e shëndetit mendor.

Ndërkohë, babai i agresorit ka rrëfyer se çfarë ka ndodhur me djalin e tij para ngjarjes së rëndë. Në një intervistë, ai ka thënë se ka lajmëruar policinë në vitin 2017 dhe u ka thënë se i biri nuk duhet lejuar të mbajë një armë.

Midis të tjerash, ai ka thënë se i vjen shumë keq për veprimin e djalit të tij, i cili “u ra në qafë” njerëzve që “po bënin jetën e tyre”.

“Ajo vajzë e vogël trevjeçare dhe viktimat e tjera – njerëz që thjesht bënin jetën e tyre, shkonin në park ose shkonin në dyqan, merrnin qenin apo çfarëdo që bënin.

Ai kurrë nuk duhet të kishte një armë në radhë të parë. Jake ishte në botën e tij. Ai e kishte të vështirë të shfaqte emocionet dhe kjo më ra këmbanat e alarmit për mua”, përfundoi babai i autorit të masakrës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.