AKTUALITET

Hetimi për inceneratorët, Tabaku: Korrupsioni është i provuar. Ja pse kërkuam Edi Ramën dëshmitar për këtë aferë të madhe

18:20 - 12.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e komisionit hetimor për inceneratorët Jorida Tabaku, e ftuar në emisionin ‘Kjo Javë në News24, u shpreh se në rastin e inceneratorëve korrupsioni është i faktuar.




Ndër të tjera Tabaku sqaroi edhe kërkesën e komisionit që ajo drejton për të thërritur si dëshmitar kryeministrin Edi Rama.

“Unë në emër të PD kam analizuar shumë afera, por kur afera e inceneratorëve filloi që të analizohej nga specialistët antikorrupsion në PD, askush nuk e kishte menduar se do arrinte në një aferë të tillë prej 430 mln euro. Në atë interpelancë unë kam paraqitur çështjen e inceneratorit të Elbasanit, që në atë kohë sapo kishte filluar dhe kishin nisur procedurat për Fierin dhe Tiranën. Hapi më i madh ka qenë një vit e gjysmë më parë kur PD dorëzoi në SPAK 3 padi. Vërtet që ne kishim dokumente prova, fakte, por gjykuam që t’i japim edhe një test institucioneve të reja të drejtësisë dhe besoj se hapëm një rrugë të re që e lidhëm denoncimin tonë me drejtësinë.” – u shpreh Tabaku.

“Më kujtohet si tani mbrojtja që i bëri Edi Rama që ditën e parë që ne denoncuam inceneratorin dhe kjo është arsyeja se pse ne e kemi kërkuar si dëshmitar, jo për propagandë politike, por kemi fakte e prova që kjo nuk ka qenë një përpjekje e izoluar e Lefter Kokës. Ka qenë një përpjekje e qeverisë dhe Edi Rama i ka dalë për Zot, ka firmosur dhe i ka dalë për zot.” u shpreh Tabaku, ndërsa theksoi se nëse i shkohet aferës deri në fund, janë të përfshirë një grup prej 10 personash politikë.

 

 

“Është e vërtetë që në një farë mase, korrupsioni mund të duket edhe si normalitet te njerëzit, por te inceneratorët, korrupsioni është i provuar. Është provuar jo vetëm procedura korruptive por edhe fakti se ku kanë shkuar paratë. Ne me këtë kemi dështuar gjithmonë, kemi dështuar të tregojmë që personi vendimmarrës në këtë rast Lefter Koka ka qenë pronari përfitues sepse është provuar që ka marrë 4 mln euro. Alqi Bllako, pronar përfitues është provuar që i ati i tij, është paguar në mënyrë periodike, në ditët në vijim unë do të tregoj me dëshmitarët që ka persona të tjerë që janë persona përfitues, pronarë përfitues te inceneratori, nuk ka absolutisht asgjë të fryrë. Dhe unë i kam të provuara të gjitha me fakte e shkresa. Raporti i KLSH nisi për 90 mln euro dhe përfundon në 430 mln euro. Ne duhet të kujtojmë që sot 430 mln euro mund të bënin tre akse kryesore rrugore në Shqipëri. KLSH ka faktuar se edhe kostot janë 3-4 herë më të fryra.” u shpreh Tabaku, ndërsa shtoi: “Nuk prisja asgjë ndryshe në inceneratorin e Tiranës, unë nuk kam asnjë dyshim se qeveria shqiptare di të lyejë di të bojatisë, di të vendosë pemë. Nuk kam asnjë dyshim që për fasadën janë shumë korrekt. Problemi me inceneratorin e Tiranës, është përveç procedurës korruptive, ku janë të përfshirë ministri e mjedisit dhe bashkia Tiranë, veçanërisht kreu i Bashkisë, Erion Veliaj. Përveç rritjes dhe fryrjes së kostove inceneratori nuk ekziston. Pajisjet e incenerimit nuk ekzistojnë, nuk ishin atje. E pash me sytë e mi, kontrolli i lartë i shtetit e ka faktuar se janë paguar 35 mln euro pa u kryer procesi i incenerimit. Kjo është një aferë që nuk ka asnjë bojë që ta mbulojë. Në Fier, inceneratori nuk ishte vënë në punë ende. Klosi ishte në dhjetor atje. Po flasim jo vetëm për një aferë kriminale, por një aferë fantazmë dhe po flasim edhe për pastrim të mirëfilltë parash.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.